LAJMI I FUNDIT:

Dy e treta e popullatës në mbarë botën zotëron një telefon mobil

Dy e treta e popullatës në mbarë botën zotëron një telefon mobil

Gjatë vitit 2017 numri i përdoruesve të telefonisë mobile arriti në 4.77 miliardë, deri në vitin 2019 numri i tyre pritet të kalojë mbi 5 miliardë përdorues, kurse në vitin 2016, rreth 62.9 për qind e popullatës në mbarë botën zotëronte tashmë një telefon mobil, shkruan Telegrafi.

Prurja e penetrimit të telefonisë mobile do të vazhdojë të rritet, duke arritur deri në 67 për qind deri në vitin 2019. Kina në vitin 2017 arriti të ketë rreth 1.4 miliardë lidhje mobile, ndërsa India e kaloi vlerën prej një miliard lidhje. Deri në vitin 2019, Kina pritet të arrijë pothuajse 1.5 miliardë lidhje dhe India gati 1.1 miliardë.

Pjesa më e madhe e rritjes së tregut mobil mund t’i atribuohet rritjes së popullaritetit të telefonave të mençur. Deri në vitin 2014, rreth 38 për qind e të gjithë përdoruesve të telefonisë mobile ishin përdorues të këtyre telefonave, kurse në vitin 2018 ky numër pritet të arrijë mbi 50 për qind.


Numri i përdoruesve të telefonave të mençur në mbarë botën pritet të rritet me një miliard në një hark kohor prej pesë vitesh, që do të thotë se numri i përdoruesve të tyre pritet të arrijë 2.7 miliardë deri në vitin 2019. “Samsung” dhe “Apple” janë shitësit kryesorë të telefonave të mençur me nga 18 për qind të tregu nga secili. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori