LAJMI I FUNDIT:

Duarthatë në duel me luanin

Duarthatë në duel me luanin

Al-Sayed Al-Essawy, 25 vjeçari nga Daqahila është i bindur se takimi i tij prej gladiatori kundër luanit do të tërheqë numër të madh të turistëve në Egjipt dhe është i bindur se luftën duhet ta zhvillojë, përkundër reagimeve nga mbarë bota.

Paralajmërimi i kësaj lufte të pazakontë ka nxitur shumë reagime, ndërsa grupet për mbrojtjen e kafshëve kanë filluar një peticion kundër kësaj ndeshje. Atë personalisht ky kundërshtim e ka befasuar. Ky njeri që e ka shpallë veten si “njeriu më i fortë në botë” është i zhgënjyer për shkak të reagimeve të tilla të opinionit botërorë, por nuk e ka ndërmend të tërhiqet, edhe nëse do ta mbajë sekret vendin ku do t’i dalë përballë bishës.

Ideja për t’u ndeshur me luanin i lindi që në moshën 13 vjeçare, kur e kuptoi se është tepër i fuqishëm. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vend mendon se tash është momenti i duhur për një gjë të tillë. Ai thotë se kundërshtarët e këtij dueli janë të keqinformuar, pasi ai nuk e ka ndërmend ta mbysë luanin, por vetëm ta mposhtë. Ai do të ndeshet me luanin duarthatë, ndërsa do ta vrasë vetëm nëse është e domosdoshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Krijesa misterioze në një pjesë malore (Video)

Krijesa misterioze në një pjesë malore (Video)

Kalo në kategori