LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa pozon me stil të ri flokësh, ndërsa tymos një cigare

Dua Lipa pozon me stil të ri flokësh, ndërsa tymos një cigare

Dua Lipa dukej pothuajse e panjohshme të premten ndërsa debutoi me një pamje prej biondeje në një koleksion të fotografive të reja në Instagram.

Duke pozuar me një cigare të vendosur mbi buzët e saj, këngëtarja 25 vjeçe, bëri shaka se pavarësisht Vitit të Ri ajo ishte akoma ‘e njëjta’, shkruan DailyMail.

Nuk dihet nëse këngëtarja shqiptare kishte veshur një paruke apo nëse ajo ka transformuar flokët e saj brune, pasi së fundmi u shfaq në koopertinën e revistës “British Vogue” me një koleksion të modeleve të ndryshme të flokëve të prera.


Veshur me një fustan të bardhë, Dua dukej mjaft tërheqëse ndërsa ndezi një vigare.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Viti i Ri, e njëjta unë sozi”.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi ajo u bë pjesë e kopertinës së “British Vogue” për numrin e muajit shkurt, ndërsa u shfaq me disa modele të ndryshme flokësh të shkurtra.

Interpretuesja e hitit “One Kiss” gjithashtu foli për të dashurin Anwar Hadid, duke thënë se ajo përpiqet të ekuilibrojë “të qenurit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar”, ndërsa romancën e tyre e mban private.

Ata u njohën me njëri-tjetrin në qershor të vitit 2019. Anwar është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

“Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë në rregull kjo është kënaqësi”, ka thënë Dua për “British Vogue”.

Ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa dëshirojmë të shihni”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori