LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për këngën e re “Physical” dhe zbulon detaje nga albumi i saj i katërt “Future Nostalgia”

Dua Lipa flet për këngën e re “Physical” dhe zbulon detaje nga albumi i saj i katërt “Future Nostalgia”
Dua Lipa (Foto: YouTube)

Edhe pse këtë vit ajo nuk ishte nominuar për asnjë çmim në “Grammy Awards”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pushtoi tapetin e kuq të dielën në mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid.

Ajo u ndalua nga “Billboard” në tepihun e kuq në “Grammy Awards 2020”, për të zbuluar më shumë detaje rreth këngës së re “Physical”, dhe se çfarë fansat mund të presin nga albumi i saj i katërt -“Future Nostalgia”.

Duke folur për këngën e saj të re, e cila lansohet nesër (31 janar), Lipa ka thënë së është inspiruar nga vitet e 80-ta.


“Ju mund të kërceni me të”, vazhdoi ajo. “Është me të vërtetë, më e çmendura prej këngëve të mia energjike”.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Se çfarë mund të presin fansat nga albumi i saj i katërt, këngëtarja tha që i gjithë koleksioni i këngëve lidhet me titullin dhe mënyrën sesi ajo i interpretoi ato.

“Unë kam punuar me fotografin Hugo Comte, dhe jam po ashtu një fanse e madhe e tij. Jam me të vërtetë e lumtur që punuam së bashku”, vazhdon më tej 24-vjeçarja.

https://www.youtube.com/watch?v=tdJSVA_eIvU

Në intervistë, Lipa është pyetur gjithashtu nëse ajo ka ndonjë zgjedhje për artistin e ri më të mirë, të cilës i përgjigjet se i do të gjithë të nominuarit.

“Ajo që unë jam vërtet e lumtur është se sa femra janë nominuar përsëri në atë kategori”. “Ne vetëm mund të shpresojmë të shohim gjithnjë e më shumë atë ndërsa vitet kalojnë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Kalo në kategori