LAJMI I FUNDIT:

Dronët rusë shkatërrojnë rrjetin e energjisë në Odesa

Dronët rusë shkatërrojnë rrjetin e energjisë në Odesa

E gjithë infrastruktura jo kritike në portin ukrainas të Odesës ishte pa energji pasi Rusia përdori dronët e prodhuar nga Irani për të goditur dy objekte energjetike, thanë zyrtarët të shtunën, duke shtuar se mund të duhen muaj për të riparuar dëmet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 1.5 milionë njerëz në qytetin port jugor dhe rajonin përreth nuk kishin energji elektrike dhe ai e përshkroi situatën si shumë të vështirë, transmeton Telegrafi.

Që nga tetori, Moska ka vënë në cak infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë të mëdha sulmesh me raketa dhe dron.


Administrata rajonale tha se njerëzit që mbështeteshin vetëm në energji elektrike për të furnizuar shtëpitë e tyre duhet të konsiderojnë largimin. Zyrtarët thanë se sulmet ruse goditën linjat kryesore të transmetimit dhe pajisjet në orët e para të së shtunës.

“Sipas parashikimeve paraprake, do të duhet shumë më tepër kohë për të rivendosur objektet energjetike në rajonin e Odesës sesa pas sulmeve të mëparshme”, tha administrata.

“Ne nuk po flasim për ditë, por edhe për javë dhe ndoshta edhe dy deri në tre muaj”, thuhet në një postim në Facebook.

Odesa, qyteti port më i madh i Ukrainës, kishte një popullsi prej mbi 1 milion para pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Kievi thotë se Rusia ka lëshuar qindra drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani në objektiva në Ukrainë dhe i përshkruan sulmet si krime lufte për shkak të efektit të tyre shkatërrues në jetën civile. Moska pretendon se ato janë ushtarakisht legjitime.

Në një adresim, Zelensky tha se kishte një mungesë të konsiderueshme në sasinë e energjisë që gjenerohej.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se dy objekte energjetike në rajonin e Odesas u goditën nga dronët Shahed-136. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori