Bujar Nishani u zgjodh presidenti i gjashtë i Shqipërisë pas pluralizmit, më 11 qershor 2012. Pas dështimit të tre raundeve të para dhe pas tërheqjes së kandidaturës së Artan Hoxhës, Partia Demokratike propozoi emrin e ministrit të Brendshëm në atë kohë, Bujar Nishani, i cili u zgjodh në këtë post me 73 vota. Kjo ditë do të ishte dhe hera e fundit që Bujar Nishani i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me një fjalim, pasi ndryshe nga të gjithë parardhësit e tij, në 5 vite në detyrën e kreut të shtetit, asnjëherë nuk iu drejtua Parlamentit.
Më 24 korrik 2012, Nishani mori zyrtarisht detyrën. Paragjykimet për të ishin të shumta që në marrjen e detyrës, pasi ai vinte nga radhët e Partisë Demokratike dhe për shumëkënd, ai do t’i shërbente kësaj force.
Dyshim ky që u përforcua pas shkarkimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror vetëm 16 ditë pas marrjes së detyrës. Shkarkim ky që ishte kërkuar prej gati më shumë se 1 vit e gjysmë nga kryeministri i kohës, Sali Berisha.
Por zgjedhjet e 2013-s sollën Partinë Socialiste në pushtet dhe Edi Ramën kryeministër. E këtu do të niste dhe përplasja e cila nuk do
të përfundonte asnjëherë mes kreut të shetit dhe kryeministrit. Edi Rama në shumë raste e ka shprehur hapur opinionin e tij për Nishanin, duke e konsideruar si të papërshtatshëm për atë post, ndërsa Nishani nga ana e tij është munduar, edhe pse jo gjithmonë ia ka dalë, që të jetë mbi palët.
Në 5 vite detyre, 4 prej të cilave me qeverinë e Partisë Socialiste, përplasjest mes Presidencës dhe Qeverisë kanë qenë të shumta. Kthimet e të paktën 17 ligjeve për rishqyrtim në Parlament kanë sjellë dhe acarimin e marrëdhënieve mes Kryeministrisë dhe Presidencës.
Nga ligjet e kthyera vlen të përmenden disa me rëndësi si ai për “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, “Per arsimin e lartë”, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, apo ligji i Pronave, të cilin Nishani e ankimoi dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesë e cila u rrëzua.
Por Nishani do të mbahet mend dhe për dy përplasje të forta, një me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për parkun tek Liqeni Artificial dhe incidenti me Visar Zhitin.
Nishani akuzoi Erion Veliajn për shpifje, madje edhe e paditi atë në gjykatë, ndërsa vetë nuk hezitoi të shkonte dhe të vizitonte nga afër protestuesit që ishin kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek Liqeni Artificial, duke u dhënë atyre mbështetjen e tij. Në fund parku u ndërtua, ndërsa padia ndaj Veliajt u rrëzua nga gjykata.
Një tjetër rast i paprecendet ishte dhe ngjarja e ndodhur korrikun e kaluar, kur gjatë punimeve të Konferencës së Ambasasdorëve, kur të gjithë diplomatët shqiptarë u mblodhën në Tiranë, kreu i shtetit, edhe pse kishte parashikuar një takim me ta, e anuloi atë.
Shkak ishte Visar Zhiti, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Vatikan, të cilin nuk e dekretoi si ambasador pas përplasjeve publike që kishin pasur mes tyre.
Në vitin 2015 presidenti Nishani do të ankohej se i ishte refuzuar kërkesa për të pushuar në Vilat Qeveritare në Dhërmi, ngjarje të cilën ai e denoncoi disa herë në media.
Por Nishani do të mbahet mend dhe si presidenti i parë i cili “kërcënoi” se do të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese projekt-buxhetin, pasi sipas Institucionit të Presidencës nuk i ishin akorduar fonde të mjaftueshme.
E në fund, dekoratat kanë qenë një tjetër pike për të cilën ai do të mbahet mend. Gjatë 5 viteve të tij në krye të shtetit, Nishani ka akorduar 1.013 të tilla. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker