LAJMI I FUNDIT:

Dritë misterioze mbi New York

Dritë misterioze mbi New York

Banorët e New Yorkut mbetën të shtangur nga një dritë e pazakontë në qiell, kur të mërkurën mbi qytet u shfaq një vijë drite të cilën e xhiruan edhe kamerat televizive.

Sqarimet ishin të ndryshme. Ekspertët ushtarakë provojnë t’i bindin njujorkezët se ajo është vetëm një gjurmë e zakonshme e aeroplanit por shumica besojnë se ato janë gjurmët e një rakete të lansuar nga brigjet e Kalifornisë.

Të enjten mbi New York prapë u paraqit e njëjta dritë në qiell. Kameramani i kanalit televiziv CBS 2 këtë dukuri të pazakontë e regjistroi në kamerë, thirri astronomët lokalë dhe kërkoi një sqarim logjik. Astronomët ia dhanë të njëjtën përgjigje se bëhet fjalë për gjurmët e aeroplanit.

Kameramani nuk beson në këtë arsyetim, thotë se drita lëvizte shumë shpejtë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për dritën e çuditshme në qiell, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/