LAJMI I FUNDIT:

Dreri shkatërroi restorantin

Dreri shkatërroi restorantin

Kompania e sigurimeve nuk i besonte pronarit të një restoranti në Ohio të SHBA-ve. Një dre i hutuar shkatërroi plotësisht restorantin.

Kafsha e egër demoloi karriget, rrëzoi tavolinat dhe shkaktoi panik te mysafirët dhe punëtorët e restorantit.

Për fat, një punëtor e hapi derën në daljen e pasme, vrapoi, ndërsa dreri e ndoqi dhe doli në liri.

Mendohet se dreri po ikte prej gjuetarëve, pasi në Ohio momentalisht është hapur sezoni i gjuetisë. Përveç rasteve të tilla, drerët shkaktojnë ose janë pjesëmarrës të aksidenteve të shumta në trafik. /Telegrafi/