LAJMI I FUNDIT:

Drenusha çmendet pas birrës

Drenusha çmendet pas birrës

Drenusha e re nga veriu i Kinës thjeshtë nuk mund t’i rezistojë pijes së popullarizuar alkoolike - birrës. Këtë e zbuloi një kameriere, e cila duke u mahitur ia afroi shishen e birrës te goja, ndërsa ajo e piu menjëherë atë.

“Mbeti një shishe gjysmë e zbrazët dhe duke u mahitur ia afrova drenushës, ndërsa ajo menjëherë e kapi me gojë dhe rrotulloi kokën duke e zbrazur me një gllënjkë”, thotë kamerierja Zhang Xiangxi, e cila punon në një restorant në pushimoren Weihai të provincës Shandong në veri të Kinës.

Prej asaj kohe Zhang mbetjet e birrave ia çon drenushës, e cila duket se kënaqet me to.

“Mendoj se varshmëria e saj nga birrat po rritet. Ka filluar me gjysmë shishe, ndërsa tash pi rreth dy shishe të mëdha në ditë. Nuk e di sa mund t’i pijë. Njëherë ia kemi dhënë katër shishe për t’i pirë njërën pas tjetrës. Pas këtyre më nuk kemi dashur t’i japim më shumë”, thotë kamerierja. /Telegrafi/