LAJMI I FUNDIT:

Drenicasi i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Drenicasi i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Teksa gishtërinjtë e tij lëvizin lehtë mbi fletët e librit të tij të preferuar, formimi i shkronjave të të cilët është përdorur sistemi gjashtë pikash, Bardhi shprehet se jeta e tij nuk është e njëjtë që kur ka filluar ta lexojë Kur’anin

Albert Bardhi, 31-vjeçari nga qyteti i Drenasit, edhe pse ka dëmtime në të pamurit, ai tashmë tre vite vazhdon të lexojë Kur’anin të shtypur në katër vëllime në Alfabetin Braj, sistem special i shkrim-leximit që lehtëson të verbërit për të mësuar dhe komunikuar.

Shkollimin fillor dhe të mesëm Bardhi nga Drenasi e ka përfunduar në shkollën për të verbër dhe me dëmtime shikimi – Qendra Burimore “Dr. Xheladin Deda” në Pejë, shkollë e vetme në Kosovë që ofron arsimim për këtë kategori.


Teksa gishtërinjtë e tij lëvizin lehtë mbi fletët e librit të tij të preferuar, formimi i shkronjave të të cilët është përdorur sistemi gjashtë pikash, Bardhi shprehet se jeta e tij nuk është e njëjtë që kur ka filluar ta lexojë Kur’anin dhe thekson se do të dëshironte që ta lexojë edhe në gjuhën arabe.

Albert Bardhi, 31-vjeçari nga qyteti i Drenasit (Foto:AA)

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Bardhi shprehet: “Më besoni që nuk kam asnjë fjalë ta përshkruaj, nuk gjej fjalë. Është diçka e madhe. Mirë që janë mundësitë edhe për neve të verbërit ta lexojmë Kur’anin. Është një kënaqësi e madhe, nuk ka dyshim në këtë çështje”.

Përpos leximit të Kur’anit dhe agjërimit, Bardhi, i cili jeton në një familje shtatë anëtarëshe, në shtëpinë e tij falë edhe namazin, ndërsa Xhaminë Qendrore të Drenasit e viziton çdo të premte për namazin e xhumasë.

Dëshira më e madhe e tij në këtë botë është një përgjegjësi që e përcjellë vazhdimisht. “Vetëm me dalë faqebardhë prej kësaj dynjaje, me mëkate të falura. Kjo është dëshira më e madhe për mua në këtë botë”, thotë ai.

Bardhit Kur’ani në Alfabetin Braj i është ndarë nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, të cilës në vitin 2013 Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) i ndau 20 të tillë, nga ku theksojnë se për herë të parë Kur’ani në Alfabetin Braj në shqip është shtypur para 15 viteve.

Alfabeti shqip në gjuhën e pikave është përgatitur nga Dilaver Zgjani dhe Liri Kamberi, bazuar në alfabetin francez të Louise Braille, libri i parë i të cilit me këtë alfabet pikash u botua në vitin 1837. Ky alfabet është miratuar në vitin 1963 si alfabet zyrtar i të verbërve në Shqipëri. /AA/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori