LAJMI I FUNDIT:

Drenica nderon tifozin e flaktë të njohur si ‘Baci’: Lojtari i 12-të me biletë jetësore

Drenica nderon tifozin e flaktë të njohur si ‘Baci’: Lojtari i 12-të me biletë jetësore

Ismet Salihi – Baci është një nga tifozët më të njohur të futbollit tonë, ku përherë shihet në shkallët e stadiumit ‘Bajram Aliu’ duke bërë tifo për Drenicën e tij.

Klubi sot ka vendosur që ta nderojë ‘Bacin’ para ndeshjes Drenica – Prishtina, me një mirënjohje dhe një fanellë me numrin 12, pasi ai njihet si lojtari i 12-të i kuqezinjve.

Ai u pajis po ashtu me biletë jetësore të klubit, ku do të mund t’i shoh ndeshjet për aq kohë sa ia lejon shëndeti.


“Ismet Salihi – Baci është tifoz emblematik dhe FC Drenica është e lumtur të ndaj mirënjohje në vlerësim të kontributit të tij si tifoz i përhershëm i klubit tonë”.

“Mirënjohjen dhe pajisjen me biletë jetësore, bashkë me disa shpërblime simbolike i ndau Gjenerali Sami Lushtaku së bashku me Presidenten e klubit Mihane Kodra – Bekteshi”.

“Falënderojmë për shpërblimet simbolike, Butikun Urban Style në Skenderaj,  Selim dhe Qazim Bejta, si dhe Restaurant ‘Atlantic’”.

“Përherë falënderues tifozerisë tonë që janë pjesë në rrugëtimin tonë drejt sukseseve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori