LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e klubeve të Superligës priten nga FFK, u diskutua për edicionin e ri

Drejtuesit e klubeve të Superligës priten nga FFK, u diskutua për edicionin e ri
(Foto: ffk-kosova.com)

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi së bashku me nënkryetarin Agim Dibrani dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu takuan përfaqësuesit e klubeve të Superligës për t’i njoftuar ata për të gjitha parapërgatitjet dhe përgatitjet për edicionin e ri të futbollit.

Krerët e FFK-së i njoftuan përfaqësuesit e klubeve në detaje për të gjitha zhvillimet dhe kështu të gjithë njëzëri u dakorduan për shumicën nga to.

Presidenti Agim Ademi i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për shtyrjen e kampionatit dhe se është në koordinimin të vazhdueshëm me Ministrinë e Sportit dhe atë të Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë në futboll.


Gjithashtu presidenti Ademi theksoi se federata i ka bërë të gjitha përgatitjet profesionale për fillimin e edicionit të ri dhe se janë të përgatitur për çdo rrethanë që pandemia Covid-19 mund të na sjellë në futbollin tonë.

Presidenti Ademi i dëgjoi me vëmendje edhe kërkesat dhe sugjerimet e klubeve, duke i mirëkuptuar që pandemia i ka atakuar shumë, e veçmas futbollin si sportin më të popullarizuar në vend. Presidenti Ademi njëkohësisht e shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë e federatës për t’i ndihmuar klubet në të gjitha format për aq sa ka kapacitet. Gjithashtu, ai, konfirmoj edhe ndihmën e radhës që FFK do ta bëjë për klubet qysh në fillim të edicionit të ri.

Në takim u diskutua edhe për të drejtat televizive të Superligës, ku krerët e FFK-së sqaruan në tërësi procesin dhe ofertuesin fitues.

Me këtë rast presidenti Ademi kërkoi nga klubet që të shpalosin opsione dhe modalitete për menaxhimin dhe ndarjen e mjeteve nga të drejtat televizive, por klubet në mënyrë unanime vendosen për ndarjen e mjeteve në mënyrë të barabartë siç ka qenë deri më tash. Krerët e FFK-së ofruan gatishmëri maksimale për të gjitha klubet dhe gjithashtu së bashku u darkorduan që të bëjnë më të mirën që niveli i futbollit në Kosovë të ngritet sa më lart në të gjitha aspektet.

Presidenti Ademi uroi dhe lavdëroi klubet për një afat të pasur të transferimeve të futbollistëve cilësor, me çka shprehu bindjen se këto përforcime dhe formati i ri i Superligës me 10 ekipe do të bëjnë që kampionati të shënojë ngritje të konsiderueshme dhe futbolli i Kosovës të arrijë në nivel tjetër.

Në fund të këtij takimi u diskutua edhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe për atë që të gjitha ndeshjet kampionale të zhvillohen në terrene me bar natyral sa më shpejt që është e mundur.

Pas këtij takimi presidenti Ademi shtroi drekë të përbashkët për krerët e klubeve.

Në trend Sport

Më shumë
Ajo që bëri Kyle Walker e 'zhgënjeu' shumë Pep Guardiolan përpara se të kalonte te Milani

Ajo që bëri Kyle Walker e 'zhgënjeu' shumë Pep Guardiolan përpara se të kalonte te Milani

Serie A
Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Historia më e çmendur e afatit kalimtar: Blejtën një sulmues 18 milionë euro, e shitën menjëherë për 25 milionë, por e mbajtën deri në verë

Ndërkombëtare
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij

Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij

Serie A
Mediat spanjolle raportojnë për situatën në skuadër të Barcelonës

Mediat spanjolle raportojnë për situatën në skuadër të Barcelonës

La Liga
Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Kalo në kategori