Drejtoresha e Klinikës Infektive: 94-vjeçari e pret testin e dytë negativ, por ka pasur edhe tragjedi të mëdha familjare

Drejtuesja e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq, në një intervistë për “24info” ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira për shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut, në kushte të pandemisë.
Ajo tha se për momentin në klinikë ka të hospitalizuar 100 pacientë, ndërsa më i moshuari është 94-vjeçar, i cili e pret testin e dytë negativ për t’u lëshuar më pas në shtëpi si i shëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Stevanoviq tha se ditën në klinikë e fillon në takim me kolegiumin dhe referim për pacientët, gjendjen e të hospitalizuarve dhe numrin e pacientëve në klinikë.
“Mundohem të jem në kontakt me të gjithë të punësuarit në klinikë dhe t’i ndjek nevojat dhe shqetësimet e tyre në lidhje me punën. Shumë nga punët tani janë rutinë dhe nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha. Deri tani në Klinikën për Sëmundje Infektive ka pasur 540 pacient me COVID-19. 100 prej tyre e kanë humbur betejën me sëmundjen”.
“Pacienti më i ri ka qenë foshnje katër mujore, e cila është shëruar dhe lëshuar në shtëpi. Ndërsa pacienti më i moshuar është 94-vjeçar, për të cilin e presim testin e dytë negativ dhe të lëshohet në shtëpi. Gjatë kësaj pandemie kemi parë shumë dhimbje dhe tragjedi të mëdha familjare, kur thuajse e gjithë familja janë hospitalizuar dhe shumica prej tyre e kanë humbur betejën me coronavirusin. Por, ka pasur raste edhe kur shumica e anëtarëve të familjes janë shëruar dhe padyshim gëzimi ka qenë i madh”, tha mjekja Stevanoviq.
Ajo shtoi se personalisht ka frikë nga sëmundja, por kjo e bën që të jetë më e kujdesshme dhe gjatë gjithë kohës të mbajë pajisje mbrojtëse.
Në lidhje me personelin mjekësor, ajo tha se mungesa e tyre është problem serioz në gjithë sistemin shëndetësor dhe kjo mungesë vërehet edhe gjatë kësaj periudhe.
“Kemi ndihmë të madhe nga motrat medicinale dhe teknikët nga gjithë shteti. Entuziazmi i tyre dhe profesionalizmi janë freski serioze për forcat tona”, tha Stevanoviq.
E pyetur për protokollin për kurim, ajo tha se ka protokoll kombëtar i bazuar në protokollet botërore të qendrave të mëdha ku trajtohen pacientë me COVID-19. Ajo shtoi se ky protokoll në vazhdimësi ndryshohet dhe plotësohet, duke përfshirë edhe praktika nga klinika./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nikolloski: Struktura të caktuara në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurori po bëjnë rezistencë të fortë

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet