LAJMI I FUNDIT:

Dragashi, Malisheva, Shtërpca dhe Mamusha nuk i kanë publikuar Raportet e Auditorit

Dragashi, Malisheva, Shtërpca dhe Mamusha nuk i kanë publikuar Raportet e Auditorit

Raportet e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të vitit 2014 janë publikuar nga vetëm dy komuna fqinje të Prizrenit në ueb faqet e tyre zyrtare, derisa katër komunat tjera nuk i kanë prezantuar ato deri më tani.

Sipas organizatës Ec Ma Ndryshe, komuna e Suharekës dhe komuna e Rahovecit janë të vetmet që kanë krijuar mundësinë për vizitorët e ueb faqeve zyrtare të tyre që të njihen me përmbajtjen e plotë të Raportit përkatës të Auditorit. Ndërsa Raporti i Auditorit nuk figuron në ueb faqet e komunave të Dragashit, Malishevës dhe Mamushës. Komuna e Shtërpcës në anën tjetër ka të publikuara raporte të viteve paraprake të Auditorit, por jo edhe atë për vitin 2014.

Raportet e nxjerra nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, siç thuhet edhe në hyrjet e Raporteve të Auditimit, “promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien pasi ato ofrojnë bazë për t’i kërkuar llogari menaxherëve të çdo organizate buxhetore”. Në këtë rast, Raportet e Auditimit, ofrojnë bazë për të kërkuar llogari nga kryetarët e komunave përkatëse për mënyrën e qeverisjes së parasë dhe pasurisë publike, si dhe për të parë nëse shpenzimi i fondeve publike është në përputhje me interesin e taksapaguesve.


EC Ma Ndryshe, përmes një komunikate për media thotë se e ka parasysh faktin se Raportet e Auditimit për këto komuna janë të publikuara dhe të qasshme për të gjithë në ueb faqen e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Me gjithë këtë publikimi i tyre edhe në ueb faqet e komunave do të dëshmonte një përkushtim të vet lidershipit komunal për llogaridhënie dhe transparencë në menaxhimin e fondeve publike.

Po ashtu konsideron se informimi i publikut për praktikat e mira por edhe të metat e komunave në menaxhimin e financave publike paraqet një tregues të rëndësishëm për nivelin e transparencës së tyre.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto, EC Ma Ndryshe rekomandon komunat fqinje të Prizrenit që Raportet e Auditorit të Përgjithshëm t’i publikojnë në ueb faqet e tyre në vazhdimësi, sikurse që të nisin edhe prakt ikën e hartimit dhe publikimit të raporteve periodike mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të adresuara nga Auditori i Përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori