LAJMI I FUNDIT:

Doni të merrni leje për armë në Maqedoni? Këto janë kushtet!

Në Maqedoni është shumë rëndë të merret leje për mbajtje të armëve pasi autoritetet thuajse i refuzojnë shumicën e kërkesave nga qytetarët, ndonjëherë pa arsyetim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ligji për armëmbajtje është shumë rigoroz dhe në termin ‘armë’ përfshihen të gjithë llojet e mjeteve që kanë mjete që plasin dhe që brenda janë të mbushur me gas, lëngje dhe barut.

Sipas ligjit për armëmbajtje që e respekton me shumë vëmendje MPB-ja e Maqedonisë shkruan se armë mund të marrin:
-Persona që duhet të mbrojnë veten dhe pronën, dhe
-Persona që i përdorin armët për gjueti dhe sport


Kushtet bazike për të mbajtur armë sipas MPB-së janë:
-Ka mbi 18 vjeç,
-Nuk ka ndalesa apo përndjekje nga gjykatat,
-Me shëndet është mirë dhe nuk ka ndonjë çrregullim,
-Nuk paraqet rrezik për qytetarët dhe për rrethin ku jeton dhe vepron,
-Ka arsye të fortë për të marrë armë,
-Ka njohuri të përdorjes së armëve,
-Jeton në Maqedoni dhe ka dokumenta zyrtare,

Leja për të mbajtur armë vlen deri në 10 vite kurse për personat e moshuar mbi 65 vjeç leja jepet deri në pesë vite. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori