LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump përgjigjet rreth pretendimeve se ai ka nevojë për një test të coronavirusit

Donald Trump përgjigjet rreth pretendimeve se ai ka nevojë për një test të coronavirusit

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk është testuar për coronavirusin, nuk ka simptoma të sëmundjes dhe është ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

“…Unë do ta bëja. Nuk e ndiej se ka ndonjë arsye… Ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë”, u ka thënë Trump gazetarëve në Uashington pas një takimi me republikanët e Senatit rreth coronavirusit, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha në një deklaratë të hënën se Trump nuk ishte testuar sepse nuk kishte simptoma dhe nuk kishte “kontakt të ngushtë të zgjatur” me ndonjë pacient të konfirmuar nga coronavirusi.


Pretendimet e tilla vijnë pasi në mesin e njerëzve që udhëtonin me presidentin Trump në Air Force One të hënën ishte përfaqësuesi republikan Matt Gaetz, i cili njoftoi disa orë më vonë se ai do të vetë-karantinohej sepse kishte ardhur në kontakt në një konferencë politike me një pjesëmarrës i cili më vonë testoi pozitiv për coronavirusin.

Përfaqësuesi republikan Mark Meadows, shefi i stafit në ardhje i Trump i cili gjithashtu mori pjesë në konferencë, do të vetë-karantinohet deri të mërkurën, tha një zëdhënës të hënën.

Një total prej 849 rastesh të konfirmuara të coronavirusit që mund të çojnë në pneumoni dhe komplikime të tjera u konfirmuan në SHBA që nga mëngjesi i së mërkurës, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Ndërkohë është thënë se ka pasur të paktën 28 vdekje të lidhura me coronavirusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori