LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump mund të burgoset pas largimit nga presidenca amerikane?

Donald Trump mund të burgoset pas largimit nga presidenca amerikane?

Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit në mesditën e 20 janarit, ku do të hipë në një helikopter dhe do të largohet. Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqphet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?

Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti. Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.

Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në New York, Cyrus Vance po heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”, transmeton Telegrafi.


Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trumpi e bleu “heshtjen”e tij.

Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Pas raportimeve se ka paguar vetëm 750 dollarë taksa, Donald Trump: Kam paguar miliona dollarë taksa
Lexo po ashtu Pas raportimeve se ka paguar vetëm 750 dollarë taksa, Donald Trump: Kam paguar miliona dollarë taksa

E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?

Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.

New York Times: Donald Trump 'nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat' për 10 nga 15 vitet para presidencës së tij
Lexo po ashtu New York Times: Donald Trump 'nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat' për 10 nga 15 vitet para presidencës së tij

Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Azia
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Evropa
Kalo në kategori