LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump ende ‘mund t’i fitojë zgjedhjet në mënyrë spektakolare’ parashikon eksperti amerikan i Biblës

Donald Trump ende ‘mund t’i fitojë zgjedhjet në mënyrë spektakolare’ parashikon eksperti amerikan i Biblës

“Donald Trump ende mund të fitojë zgjedhjet në SHBA, pavarësisht mediave që e deklarojnë Joe Biden si fitues”, tha një ekspert i Biblës, i cili ka parashikuar këtë në mënyrë të mahnitshme, e gjitha kjo falë Gjykatës së Lartë.

Gara për në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një nga më dramatikët në historinë e kohëve të fundit, me pjesëmarrje rekord dhe akuza për mashtrim të gjerë zgjedhor.

Miliona amerikanë votuan të martën, 3 nëntor, ndërsa një numër i paparë njerëzish hodhën votat e tyre me postë për shkak të pandemisë së coronavirusit.


Joe Biden mund të ketë dalë fitues, i mbështetur nga 75 milionë amerikanë, por dyshimet janë hedhur mbi rezultatet e zgjedhjeve amerikane nga republikanët e SHBA-së, shkruan Express.co.uk.

Për shkak të rrethanave të pazakonta të shkaktuara nga pandemia COVID-19, presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe në vend të kësaj ka filluar thirrjet ligjore për të rinumëruar ose përmbysur votat e postës, duke besuar se ishin mashtrim.

Dhe megjithëse dita e zgjedhjeve u zhvillua pothuajse një javë më parë, mijëra fletëvotime janë ende duke u përpunuar dhe numëruar.

Pavarësisht kësaj, shumë media e kanë shpallur Joe Biden fitues të zgjedhjeve, pasi u bë e qartë se Biden ka kapërcyer pragun e 270 votave të nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor.

Trump, megjithatë, pretendon se ai ka fituar zgjedhjet, pavarësisht se nuk ka ofruar ndonjë provë konkrete për të mbështetur pretendimet e tij.

Biden është pranuar si president i zgjedhur, por rezultatet e zgjedhjeve nuk do të certifikohen zyrtarisht deri më 14 dhjetor.

Dhe para se të ndodhë kjo, një ekspert i shkrimeve të shenjta dhe profesor i studimeve të Biblës i ka thënë Express.co.uk se baticat mund të ndryshojnë akoma në favor të presidentit Trump.

Tom Meyer i Kolegjit biblik Shasta dhe Shkollës Pasuniversitare në Kaliforni, SHBA tha: “Zgjedhjet amerikane ishin mjaft të diskutueshme, por unë do të ndaj me ju atë që mendoj se do të ndodhë më pas. Edhe pse zgjedhjet presidenciale amerikane 2020 mendohet se janë fituar nga Joe Biden nga media, unë besoj se Donald Trump, i cili nuk i ka pranuar, do të fitojë ende zgjedhjet e vitit 2020 në një mënyrë spektakolare”, tha ai.

“Për shembull, nuk është rastësi që 45 ditë para se Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të përpiqej të rizgjidhej gjykatësja e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsberg vdiq papritmas duke i siguruar Presidentit Trump mundësinë për të futur aty gjyqtaren Amy Coney Barrett, për të mbushur vendin e liruar nga Ruth Bader.

Ekipi Trump tashmë ka deklaruar se këto zgjedhje nuk do të vendosen nga media por nga gjykatat.

“Unë mund të parashikoj mundësinë që Gjykata e Lartë të qëndrojë në anën e Presidentit Trump që numrat e votave të ligjshme dhe votat e paligjshme nuk llogariten duke i dhënë kështu zgjedhjet 2020 që ai pretendon se fitoi me të drejtë me një masë të madhe në radhë të parë”.

Profesori Meyer beson se Amerika më pas do të shkojë drejt një “epoke të artë të pasurisë dhe fuqisë së pashembullt”, llojet e të cilave nuk janë parë që nga Perandoria Romake.

Sidoqoftë, para se të ndodhë kjo, eksperti i Biblës parashikon trazira në rrugët e Amerikës.

Sidoqoftë, ekspertë të tjerë të zgjedhjeve nuk janë aq të sigurt se përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet do të arrijnë diçka.

Presidenti i zgjedhur Biden mban një epërsi të madhe në shumë shtete kryesore, duke përfshirë një epërsi prej rreth 4 milionë në votat popullore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori