Rënie e Bursave dhe dollarit, panik mes aleatëve të SHBA: ata aziatikë dhe ata europianë të NATO-s.
Një Trump i paduruar që bëhet shumë shpejt i zemëruar (ose i depresionuar) kur zbulon që, me një Kongres kundër tij (shumë republikanë që e kundërshtojnë njësoj si demokratët), nuk mund të bëjë pothuaj asgjë.
Dhe nëse do të arrijë të vërë në zbatim një prej pak pikave të programit që i ndan me partinë e tij, zhbërjen e reformës shëndetësore të Barak Obamës, më shumë se 10 milionë amerikanë do të humbasin asistencën mjekësore.
Parashikimet e shumicës së qendrave kërkimore mbi atë që do të ndodhë në rast fitoreje të Donald Trumpit anojnë pothuaj gjithmonë nga më e keqja, me një farë tendence drejt katastrofikes.
E vërteta është që mund të bëhen vetëm parashikime të përgjithshme, sepse askush nuk e di se çfarë ka në të vërtetë në mendje “The Donald”, një personazh i cili gjatë të gjithë fushatës elektorale ka treguar se e konsideron dukjen dhe aftësinë për të influencuar median dhe opinionin publik, më të rëndësishme se sa realiteti i fakteve.
Për pesimistët do të vazhdojë në këtë regjistër edhe si president, sepse kjo është natyra e tij: i rrëmbyer, i paaftë të përqendrohet në një dosje, të thellohet në një argument, të kërkojë zgjidhje për një problem kompleks.
Por ka edhe nga ata që mendojnë se “The Donald” është një sipërmarrës i shpenguar, por jo budalla: nuk është frenuar në përdorimin e një retorike populiste gjatë fushatës, por si president do të shmangë gabime që do të kishin qenë katastrofikë ekonomikisht, si për shembull dëbimi i miliona imigrantëve të paligjshëm, që punojnë në SHBA, apo fillimin e luftërave tregtare mbi të gjitha me Kinën, gjë që do të bënte të binin shkëmbimet tregtare.
Në çdo rast, rrugëtimi i tij do të ketë të bëjë edhe me ndikimin e faktorëve të jashtëm, të cilët do t’i ndeshte edhe Hillary – Kongresi i pakontrollueshëm dhe ridimensionimi i rolit të SHBA në botë – dhe për mungesën e përvojës së tij politike dhe në qeverisje.
Trumpi është mësuar që të konsiderojë të gjithë aspektet e jetës (duke përfshirë martesat) si transaksione, marrëdhënie biznesi.
Por kriza si ajo siriane, në të cilën kryqëzohen interesa të fuqive rajonale, fraksioneve lokale, grupeve terroriste, entiteteve fetare, nuk zgjidhen duke firmosur (apo mohuar) një çek. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City