LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet e reja zbulojnë se kush e ndihmoi George W. Bush të fitonte zgjedhjet e vitit 2000

Dokumentet e reja zbulojnë se kush e ndihmoi George W. Bush të fitonte zgjedhjet e vitit 2000

Të dhënat nga periudha e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet e vitit 2000 u gjetën në dosjet e sapo hapura të gjyqtarit të ndjerë John Paul Stevens. Ato zbulojnë për herë të parë rastin – Bush kundër Gore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu tension midis nëntë gjyqtarëve, të cilëve iu kërkua të vendosnin për zgjedhjet presidenciale në një afat të shkurtër, raporton cnn.

Dokumentet e Gjykatës së Lartë të publikuara të martën tregojnë se gjyqtarja tani në pension, Sandra Day O’Connor, atëherë gruaja e parë e Gjykatës së Lartë, siguroi një kornizë të hershme që drejtoi rezultatin e mosmarrëveshjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000 dhe siguroi që George W. Bush të fitonte zgjedhjet kundër Alo Gore.


Dorë e fortë e O’Connor-it, e cila ishte në qendër të ideologjisë së gjykatës në atë kohë, nuk është befasi. O’Connor ishte e njohur edhe për faktin se kishte tentuar të largohet para diskutimit, dhe letërkëmbimi i saj i katër faqesh u shpërnda tek kolegët edhe para se diskutimet zyrtare të fillonin. Lëvizja e saj ndoshta siguroi që ajo dhe Kennedy të kishin ndikimin më të madh në mendimin përfundimtar “per curiam”, i cili u votua prej pesë gjyqtarëve.

Vendimi përfundimtar 5-4 ndaloi numërimin e përsëritur të votave në qarkun e rëndësishëm të Floridas dhe i dha fitoren Bushit, guvernatorit të Teksasit, kundër zëvendëspresidentit të atëhershëm amerikan, Gore.

Pesë gjyqtarë konservatorë (O’Connor, Kennedy, Rehnquist, Antonin Scalia dhe Clarence Thomas) qëndruan në anën e Bushit. Katër gjyqtarë liberalë (Stevens, David Souter, Ruth Bader Ginsburg dhe Stephen Breyer) ranë dakord me Gore dhe kundërshtuan me zemërim.

Vendimet e gjykatës reflektojnë ndarjet e thella në qark pas zgjedhjeve që qëndruan për javë të tëra aq të ngushta sa që nuk mund të shpallen dhe që vazhdojnë të ndjekin garat presidenciale.

Vendimi ka mbetur si një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pavarësisë së nderuar dhe statusit institucional të gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori