LAJMI I FUNDIT:

Dokumentar tronditës mbi dëbimin e shqiptarëve nga Gjermania (Video)

Dokumentar tronditës mbi dëbimin e shqiptarëve nga Gjermania (Video)

“Ata vijnë natën, i shkëpusin nga gjumi dhe i vendosin në aeroplan: komandot speciale të policisë dhe të autoriteteve për të huajt, gjatë vitit 2016 kanë dëbuar nga Gjermania 25 mijë azilkërkues”. Kështu fillon prezantimi i filmit dokumentar “Deportation Class”, i cili po shfaqet këto ditë në kinematë gjermane.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë dëbimi dhe çfarë bëhet me burrat, gratë dhe fëmijët që dëbohen?

Filmi dokumentar 85 minutësh “Deportation Class” që është shpërblyer me çmime të rëndësishme jep një tablo gjithëpërfshirëse të kësaj mase të dhunshme që ndërmerr shteti.


Ai përmbledh gjithë ecurinë, nga planifikimi i një dëbimi kolektiv, te aksioni i madh policor i natës në banesat e azilkërkuesve  e deri te arritja e atyre në vendin e prejardhjes. Atje ku i pret pyetja se çfarë do të bëjnë më tutje…

Regjisorët Carsten Rau dhe Hauke Wender kanë pasur mundësinë të filmonin një dëbim të tillë kolektiv. Fjala është për rastin e dëbimit të përnjëhershëm të 200 azilkërkuesve në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.

Me tablo tronditëse, filmi regjistron jo vetëm një pamje precize e të esullt të këtyre dëbimeve të natës. Ai bën më tepër: u jep një zë dhe një fytyrë atyre njerëzve të cilëve nuk u jepet fjala në lajmet e televizioni: njerëzve që po dëbohen.

Njerëz si Gëzimi, i cili kishte shpresuar për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tij në Gjermani dhe tash duhet të shikojë i pafuqishëm se si i shpartallohet ëndrra. Ose familja e Elidorit dhe Angjelës, të cilët qenë detyruar të iknin nga gjakmarrja dhe pas dëbimit në Shqipëri përplasen në humnerë.

https://www.youtube.com/watch?v=JOhKMOKHlyA

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori