LAJMI I FUNDIT:

“Dokument historik”, debat në Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë

“Dokument historik”, debat në Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë

Opozita kundërshtoi vendimin e Konferencës së Kryetarëve për diskutimin në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë të dy rezolutave për dënimin e gjenocidit Serb në Kosovë të propozuara nga dy grupimet e Partisë Demokratike.

Sipas demokratëve ky vendim është në kundërshtim me rregulloren dhe rezolutat duhet të diskutohen në seancën plenare të radhës.

“Kërkesat për mocion me debat dhe rezolutë nuk kalojnë në Komisionin e Jashtëm. Unë jam i gatshëm të bisedoj me kolegun, s’ka nevojë fare për Komision të Jashtëm”, tha deputeti i PD-së Tritan Shehu.


“Kur u vendos? Unë jam anëtar i konferencës dhe nuk është diskutuar. Projektrezoluta, sipas rregullores, e ka të qartë se cilat janë hapat proceduralë”, u shpreh kreu i Hrupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Por anëtarja e Komisionit të Jashtëm, deputetja socialiste Mimi Kodheli, tha se, pavarësisht problemeve brenda opozitës, do të dilet me një dokument të përbashkët, që pritet të votohet seancën e ardhshme parlamentare.

“Nuk kuptoj më çfarë se kush nga kampi opozitar thotë çfarë. Por jam i sigurt që do të arrijmë një rezolutë të përbashkët, edhe me konsensusin e kampit opozitar, në mënyrë që të kemi një rezolutë me dakordësinë e shumicës dhe një pjese të opozitës, që të dalim me një dokument që mbase mund të jetë edhe një dokument historik”, tha ajo. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori