LAJMI I FUNDIT:

Dogana kap sasi të duhanit dhe alkoolit

Dogana kap sasi të duhanit dhe alkoolit

Njësitet e Doganës së Kosovës, në dy aksione të ndara arritën të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të duhanit dhe pijeve alkoolike të cilat ishin të kontrabanduara.

Në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontrolle rrugore në Graqanicë, ku edhe kanë ndalur një furgon në të cilin janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike dhe joalkoolike me origjine nga Serbia, derisa pala nuk ka poseduar asnjë dokument për mallrat. Dogana ka gjetur 410 litra birra Zajecarsko dhe 288 litra pije jo-alkoolike.

Në rastin e dytë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një dyqan në qytetin e Gjilanit. Gjatë kontrollimit të këtij lokacionit është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderole të llojeve të ndryshme dhe duhan refuz.


Gjithsesi janë gjetur:6000 copë cigare (llojet: Ashima, City, Merlyn, Memphis, Aura, Marlboro, Bond dhe DS)dhe 11 kg duhan refuz.

Shqetësues është fakti se u zbuluan cigare pa origjinë dhe pa prodhues të llojeve City dhe DS për të cilat Dogana fton të gjithë qytetarët që nëse hasin në këto lloje të duhanit të lajmërojnë menjëherë Doganën e Kosovës në 0800 50 095 (pa pagesë).Në të dy rastet dogana ka ndërmarr masën e konfiskimi të produkteve si dhe ka iniciuar procedurat kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Telegrafi/

unnamed

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori