Dogana e Kosovës në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e disa ambasadave të akredituara në Kosovë e kanë përmbyllur projektin e binjakëzimit të filluar në prill të vitit 2014.
Ky projekt i mbështetjes së Doganës së Kosovës ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të këtij institucioni, krijimin dhe zbatimin e sistemi efektiv të drejtë dhe transparent të burimeve njerëzore në mbështetje të reformave dhe procesin e zhvillimit në përputhshmëri me standardet e BE-së.
Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, tha se rrugëtimi i këtij binjakëzimi ishte më sfida.
“Ne së bashku e filluam një rrugë të vështirë në prill të vitit 2014 me plot sfida, në këtë periudhë kohore, Dogana e Kosovës e filloi një reformë shumë të thellë për fat tonin në të njëjtën periudhë, në të njëjtën kohë, në të njëjtin vit ne e filluam së bashku edhe projektin e binjakëzimit i cili ka qenë mbështetës i joni në rrugën e gjatë dhe siç e potencova me plot sfida për ta avancuar Doganën e Kosovës. Ky projekt ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e Doganës së Kosovës, falë kësaj reforme falë kësaj mbështetje ne kemi arritur që ta kemi performancën më të lartë që prej themelimit të doganës. Përveç arritjes së projeksioneve në vlerat e të hyrave, Dogana në bashkëpunim me binjakëzimin si dhe me EULEX-in kemi punuar në zhvillimin procedurave doganore sipas standardeve, praktikave më të mira të BE-së, duke mos përjashtuar këtu edhe luftimin e informalitetit dhe jetësimin e tregtisë së lirë të mallrave”, tha Rafuna.
Ndërkohë, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, tha se kjo reformë e Doganës së Kosovës është një gurthemel i Kosovës për BE.
“Projekti i binjakëzimit në një formë është bërë gurthemel i BE-së, për vendet kandidate dhe potenciale siç është Kosova me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të legjislacionit të politikave dhe procedurave evropiane. Në këtë kontekst ky projekt e ka ndihmuar Doganën e Kosovës në rritjen e standardeve evropiane. Tani kjo marrëveshje për Stabilizim Asociimi ka filluar së implementuari, Dogana e Kosovës është një nga institucionet kyçe që do të punoj në implementimin e këtij projekti dhe përgatitjet e këtij institucioni përfshijnë ngritjen e kapaciteteve njerëzore që është një faktor thelbësor për procedimin e tretë të legjislacionit doganor”,tha Krasniqi.
Projektin e binjakëzimit e kanë mbështetur edhe institucione ndërkombëtare si zyra e BE-së në Prishtinë, Ambasada e Francës, ajo e Italisë etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp