LAJMI I FUNDIT:

Djeg penisin e bashkëshortit dhe shtëpinë

Djeg penisin e bashkëshortit dhe shtëpinë

Rajjini Narayan nga Australia që nga viti 2008 ndodhet në burg për shkak se ia kishte djegur penisin bashkëshortit të saj, i cili më pas kishte vdekur nga plagët e marrë.

Në muajin mars të këtij viti, ajo do të dalë në gjyq – ku pritet të shpallet vendimi për këtë akt barbar që kishte kryer.

Nëna e tre fëmijëve ia kishte djegur penisin bashkëshortit të saj – i cili kishte vdekur një javë më pas – nga djegiet e mëdha që kishte përjetuar.

Në këtë tragjedi bizare, asaj i është djegur edhe shtëpia – ndërsa dëmi është vlerësuar në 1 milion dollarë.


Gjatë një seance gjyqësore, ajo kishte thënë se këtë veprim e kishte bërë nga xhelozia, pasi që bashkëshorti i saj e tradhtonte në vazhdimësi.

Narayan ka thënë se pendohet për veprimin që kishte bërë, mirëpo nuk mund të bëjë gjë për ta ndryshuar atë. /Telegrafi/