LAJMI I FUNDIT:

DJ Gjyshja nisi turneun në Amerikë

DJ Gjyshja nisi turneun në Amerikë

DJ ylli britanik, 69-vjeçarja Ruth Flowers, e njohur si Mamy Rock, performoi në SHBA para mijëra adhuruesve të techno muzikës.

Edhe pse është 69 vjeçare Mamy Rock vendosi të fillojë një turne nëpër Amerikë, ku publiku e pranoi për mrekulli.

DJ Gjyshja me muzikën e saj i bëri të kërcejnë rreth tre mijë të rinj në një party. Deri më tash ka performuar nëpër klubet e Evropës, por vendosi të paraqitej edhe para publikut amerikan për ta dëshmaur talentin e saj muzikor, por edhe energjinë e madhe.


Gjatë qëndrimit në Los Angeles Mamy Rock incizoi edhe singling e saj më të ri me titull “69”. Pranoi se nuk e ka ndërmend të pensionohet pa marrë parasysh vitet, raporton BBC. /Telegrafi/