LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e mbretëreshës, SHBA e uron një javë para

Ditëlindja e mbretëreshës, SHBA e uron një javë para

Nuk kanë fund gafat e zyrës së Departamentit Amerikan të Shtetit, të drejtuar nga Hillary Clinton.

Gafave të shumta të diplomates u shtohet edhe një tjetër. Zyra e departamentit i ka dërguar një javë më shpejt urimet për ditëlindjen mbretëreshës Elisabeth II.

Menjëherë pasi ka kuptuar gabimin, DASH kërkoi ndjesë. “Ishim një javë më shpejt. Gjithsesi, më mirë t’i dërgosh një javë më shpejt se sa një javë më vonë”, tha zëdhënësi P.J. Crowley në një deklaratë për shtyp. Buckingham Palace mësoi menjëherë për gabimin e administratës amerikane por priti faljen zyrtare, e cila erdhi pak ditë më pas.

“Bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm dhe nuk u cilësua ofendues nga ana jonë”, tha një zyrtar i Buckingham Palace. /TCH/