LAJMI I FUNDIT:

Dita kur amerikanet botës ia tregojnë gjoksin

Dita kur amerikanet botës ia tregojnë gjoksin

Organizata amerikane “Go Topless” nëpër tërë SHBA-të me vite të tëra po organizon gratë që të dalin me gjoks lakuriq në publik, njëjtë si burrat.

Sivjet organizatorët kanë ftuar të gjitha gratë që t’i bashkohen dhe më 22 gusht të organizojnë një garë në mbarë SHBA-të.

Iniciatorët e këtij organizimi thirren në të drejtën kushtetuese të barazisë së të dyja gjinive. Aktivistet mendojnë se nuk është në rregull që gratë të cilat paraqiten me gjoks lakuriq të dënohen, derisa burrat lejohen të dalin gjoksëhapur.

Gratë janë ftuar të dalin gjysmëlakuriq në rrugë dhe të luftojnë për të drejtat e veta dhe të protestojnë që tu lejohet të shëtitin me gjoks të zhveshur në publik.


Qëllimi kryesorë i organizatës “Go Topless” është që të bindin gratë që të shohin gjoksin e tyre si diçka natyrale dhe si pjesë normale të trupit. Ata thonë se nuk ka arsye për t’i fshehur gjinjtë prej opinionit, por duhet treguar dhe duhet ndjerë krenare me to, ashtu si edhe me duart, këmbët ose shputat. /Telegrafi/