LAJMI I FUNDIT:

Dita e verës, festime në Tiranë

Dita e verës, festime në Tiranë

Dita e Verës ka filluar të festohet që në mëngjes në Tiranë , në sheshin ''Skënderbej'' me Ansamblin Tirana, ndërkohë edhe banda frymore ka filluar rrugëtimin nga Bashkia drejt bulevardit ''Dëshmorët e Kombit''.

Ndërkaq, nëpër rrugët e kryeqytetit janë përgatitur vende të posaçme ku janë ekspozuar gatime tradicionale të zonës së Tiranës. Në Parkun “Rinia”, Bashkia ka instaluar një sistem Karaoke, ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela” që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modes.

Piku i festimeve do të jetë zona e ish-Bllokut ku në orët e mbrëmjes do të zhvillohet aktiviteti ”Rock the Block” ku do të performojnë live grupe muzikore të ardhura nga Hollanda , Danimarka, dhe Republika Çeke në bashkëpunim edhe me grupe rinore alternative shqiptare.

Nderkohë kryqendra e kësaj feste është Elbasani. Atje ka shkuar edhe kryeministri Berisha bashkë me ministrin e ri të Kulturës Ardian Turku, të cilët kanë vizituar Panairin e hapur me rastin e Ditës së Verës. /alsat/


Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori