LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet bashkëpunimi i doganës me ATK

Diskutohet bashkëpunimi i doganës me ATK

“Agjencia për Tatime dhe Doganë e Kosovës (ATDK) po themelohet bazuar në Programin Qeverisës 2015-2018. Synimi i themelimit të kësaj Agjencie është krijimi i një agjencie moderne, me besueshmëri të lartë dhe e paanshme, që do të mbrojë interesat financiare të Republikës së Kosovës, do të sigurojë efikasitet dhe drejtësi për qytetarë dhe biznese gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre tatimore ndaj shtetit të Kosovës”, kështu u tha sot në tryezën për Projektligjin për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Financave.

Në këtë Tryezë morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, Grupi Koordinues për bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës, përfaqësues të Doganës të Kosovës, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësues të bizneseve, si dhe palë të tjera të interesit.

Ministri i Financave Avdullah Hoti theksoi se Projektligji për Agjencinë e Tatimit dhe Doganës së Kosovës, është draftuar nga Grupi Koordinues i Ministrisë së Financave, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, në mbështetje të plotë nga GIZ-i dhe në konsultim me FMN-në.


“Ky projekt i bashkimit të Doganës dhe të Administratës Tatimore, është pjesë e programit qeverisës 2015-2018 si formë e reformës të Administratës Publike në Kosovë me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe rritjes së performancës të shërbimeve që ofrojnë këto dy agjenci për qytetarë”, shtoi Ministri Hoti.

Ministri Avdullah Hoti tha se “Synimi kryesor i themelimit të kësaj agjencie është krijimi i një agjencie moderne dhe që ka besueshmëri të lartë , që është e paanshme që i mbron interesat financiare të Republikës së Kosovës, që tregon efikasitet më të lartë se sa që kanë treguar deri më tash këto dy agjenci”.

“Ligji definon organizimin si dhe një risi në projekt-ligj siçështë kthimi i bordit të pavarur për shqyrtime të ankesave si shkallë e dytë administrative”, shtoi ministri Hoti.

Në vazhdën e aktiviteteve për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganës së Kosovës (DK), Grupi Koordinues ka draftuar “Projektligjin për Agjencinë e Tatimit dhe Doganës së Kosovës” sipas të cilit përcaktohen parimet bazë të organizimit, funksionimit, kompetencat, të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe disa çështje tjera që lidhen me funksionimin e Agjencisë, të cilat u prezantuan sot para të pranishmëve nga kryesuesi i Grupit Koordinues për bashkimin e Doganës dhe ATK-së, Ekrem Hysenaj.

Ai bëri të ditur se është punuar intensivisht në hartimin e draftit nga Grupi Koordinues dhe ka gjithashtu ka shqyrtuar legjislacionet e vendeve që kanë kaluar nëpër këtë fazë.

“Krijimi i Agjencisë së përbashkët ATK dhe Dogana ka edhe synimet e saj që është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve si synim kryesor avancimi i tyre i mëtejshëm, ngritja e kapaciteteve administrative me qëllim të zhvendosjes graduale të TVSH-së në brendi të vendit, që është intenca kryesore e krijimit të agjencisë të përbashkët si proces të lehtësimit të barrës së biznesit dhe rritjes së likuiditetit të tyre”, u shpreh kryesuesi i Grupit Koordinues për bashkimin e Doganës dhe ATK-së, Ekrem Hysenaj.

Ai po ashtu bëri të ditur se themelimi i agjencisë ka për synim edhe zvogëlimin e hendekut tatimor përmes krijimit të strukturave më të thjeshta dhe më efektive të mbledhje së të hyrave.

“Ndërkaq, sa i përket statusit, organizimit dhe detyrat është definuar që Agjencia ka subjektivitet juridik me palë të tjera. Është i vetmi institucion në Kosovë që ka kompetencë në mbledhjen e të hyrave sipas dispozitave të këtij ligji dhe në ushtrimin e kompetencave tatimore dhe doganore si dhe kompetencave të tjera të përcaktuara me legjislacionin aktual në fuçi”, ka shtuar Hysenaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori