Diskursi mbi identitetin kombëtar në procesin e globalizimit
Që në fillim duhet theksuar se me këtë temë pak apo për mos thënë aspak nuk është marr sociologjia shqiptare (andej e këndej kufirit!). Shqipëria, me një arsyetim mendojë unë të pa qëndrueshëm në të gjitha dimensionet e veta, se gjëja kjo çështje është rregulluar me aktin e shpalljes së pavarësisë në vitin 1912 (!), ndërsa Kosova me arsyetimin se ishim të ndarë nga trungu dhe ishim të okupuar nga Serbia në luftërat Ballkanike…
Meqenëse koncepti i identitetit nuk është ndonjë abstraksion jashtë dhe pavarësisht kushteve dhe rrethanave shoqërore, atëherë për të do të mund të flisnim si për një nocion i cili në koordinim me praktikën, individin, grupin p.sh. komunitetin pakicë etnonacionale, synimet e veta përpiqet t’i realizojnë në mënyrë sa më optimale.
Ajo çka imponohet suksesisvisht, kur është në pyetje çështja e definimit të identitetit, padyshim është çështja e substancialitetit. Në të vërtetë, shtrohet pyetja, për çfarë në të vërtetë kemi të bëjmë, kur përmendim apo apostrofojmë këtë cilësi të identitetit. Substancialiteti, në të vërtetë do thoshim ka të bëjë para së gjithash me rekomandimet të cilat kanë të bëjnë me bashkë raportet e individit dhe mënyrën e tij të jetesës dhe të shoqërorizimit me të tjerët. Sipas shumë autorëve që janë marrë posaçërisht me çështjen e definimit dhe të shtrirjes së këtij koncepti në etnopsikologjinë e shoqërive të ndryshme “…vetëm atëherë kur të kuptohet dialektika e asaj që shquhet si individuale dhe si shoqërore, mund të thuhet se identitetet personale dhe ato kolektive, në të vërtetë janë dy anë të një procesi – pra pjekurisë së njeriut”.
Në kushtet dhe rrethanat e demokracisë së tanishme liberale, që Ballkani Perëndimor asnjëherë në historinë e vetë nuk i ka shijuar, identitetet kolektive në numër më të madh, duhet patjetër ta zvogëlojnë karakterin e vetë autoritarë (ngaqë, ai nuk konsiderohet si burim i lirive dhe i drejtave) dhe se përmes koncepteve neoliberale ai duhet të na sigurojë të drejtat e barabarta. Raportet e reja shoqërore, sipas këtij principi janë të mundshme vetëm përmes sistemit politik – pra decentralizimit, rajonizimit dhe subrajonizimit.
Bernard Waldenfels, lidhur me raportet rajonale përdor termin e rajonalizimit. Sipas tij, …sot në botë janë duke ndodhur procese të atilla, që sugjerojnë se në të ardhmen procesi i stabilitetit do të jetë shumë i diskutueshëm po qese nuk ushtrohet procesi i decentralizimit…
Është interesant, se vetëkrijimi i identitetit kolektiv, përqendrohet kryesisht në aspektet: kombëtare, kulturore dhe ato ekonomike, ku në këtë rrugëtim shpeshherë e përjashton identiteti personal. Gjithashtu, do thënë që gjatë këtij rrugëtimi të rrumbullakimit, identiteti kolektiv, përherë është në dijeni të asaj se çfarë ndodhë kushtimisht të themi, me alter egon e vetë – identitetin personal.
Në procesin e vetëdijesimit apo pjekurisë së identitetit kolektiv, zakonisht përpëlitën disa momente kyçe të cilat nga ekspertet e lëmive të ndryshme herë shtohen e herë hiqen. Ato momente, kyçe, do të mund të identifikoheshin si: a) prejardhja dhe historia e mbijetimit: b) e kaluara dhe e ardhmja; c) ngulitja në traditë dhe në etnopsikologji; d) pretendimi për të pranuar shumë pak vlerat e të tjerëve.
Në sociologji, zakonisht si elemente identifikuese për konceptin identitet përdorën apo konsumohen kategoritë shkencore siç janë; gjinia, tradita, religjioni, territori, etnopsikologjia e përbashkët, etj. P.sh. për Dirkemin,…qenia kolektive, shprehet përmes besimit religjioz, praktikës morale, traditës kombëtare dhe të menduarit kolektiv… Por, në literaturën e sotme të gjerë sociologjike, kur flitet për konceptin e identitetit, ekzistojnë edhe mendime të cilat e kontestojnë arsyeshmërinë e shfrytëzimit të nocionit identitet, për të identifikuar vetëdijen kolektive.
Çdo shoqëri, e ka specifikat e veta zhvillimore të cilat ose janë evidentuar nga historia, ose janë paragjykuar nga të tjerët (siç ka ndodhur shpeshherë bie fjala me shqiptarët e Kosovës në të kaluarën). Identiteti kombëtar, do pranuar se para së gjithash është një fenomen kulturor, në të cilin marrin pjesë shumë agjentë shoqëror e jo shoqëror. Ai, ngandonjëherë imponohet edhe si çështje mitike dhe çështje e lashtësisë që në rastin e shqiptarëve sot projektohet si kujtesë e largët kolektive me pretendime të ruajtjes dhe kultivimit të tij me xhelozinë më të madhe. Këtë referencë tonën sociologjike kujtojë që më së miri e ilustrojnë luftërat e pareshtura që ndodhën gjatë historisë, duke provuar lloj-lloj perandorish dhe okupuesish mbi supet e tyre.
Në historiografinë më të re mbi shqiptarët, historiani anglez, Noel Malcolm, duke cituar shkrimtarin e Shqipërisë, Konstandin Çerkezin në veprën e tij “E shkuara dhe e tashmja e Shqipërisë”, thotë “…Gjatë historisë së sajë të gjatë, Shqipëria ishte pushtuar vazhdimisht nga racat e ndryshme të qytetëruara, gjysmë të qytetëruara dhe barbare… aq shumë pushtime e aq pak ndikime sidomos në karakteristikat kombëtare…”.
Por, në sociologjinë bashkëkohore shpeshherë ngjanë që nocioni i kombit apo identitetit kombëtar të interpretohet edhe në mënyra të ndryshme, gjë që varet shumë nga indikatorët kohor dhe ata hapësinor. Në të vërtetë, këtu kemi të bëjmë me kategori të caktuara , të cilat nuk janë më imperativ i të kuptuarit të asaj që ne jemi të prirur ta njohim apo identifikojmë si komb apo identitet kombëtar.
Kombi apo identiteti kombëtar, sipas këtyre pikëpamjeve të freskëta në sociologji nuk këndëvështrohet apo interpretohet më si kompleks apo tërësi e etniciteteve, por si bashkësi qytetare që ka paradispozita për rrethin dhe imponimin e vetë ndaj të tjerëve përreth. Për këtë shkak, në literaturën e sotme të bollshme rreth kësaj teme, pra rreth kombit apo përkatësisë kombëtare (etnike), debatet e zakonshme shpeshherë marrin konotimet e bashkësisë kulturore – politike, në krahët e së cilës më nuk kanë edhe gjithaq shans të ambientohen ideologjia e “tokës dhe e gjakut”, por ajo e njeriut, pra qytetarit.
Në këtë kontekst, Profesori i Shkencave Sociale të Tiranës, Hysamedin Ferraj, duket se nuk konsiston edhe pa arsye kur thotë se: “…si rrjedhim i evoluimit të kuptuarit të nocioneve ‘popull’, ‘komb’, ‘shtet’ etj., dhe si rrjedhim i revolucionit Francez u krijua një koncept për kombin që barazonte nocionet popull sovran = komb = shtet…”.
Gjithashtu, në prejudikimin e ri sociologjik, gjithnjë e më shumë është duke u imponuar ideja e natyrshmërisë, ku populli mund të shprehet dhe të projektojë vetveten edhe përmes institucionit të shtetit, si komb. Shikuar nga ky kontekst, principi qytetar i organizimit të shoqërisë, e inauguron kategorinë e popullit, përmes të cilit edhe bëhet identifikimi i kombit.
Suma sumarum, koncepti dhe dioptria sociologjike, sot janë më shumë të orientuara kah flakja e pabarazive mes njerëzve që buron pikërisht nga shumica e etnosit apo popullit i identifikuar si komb të cilin e fuqizon dhe e ushqen mekanizmi i shtetit. Për shumë autorë, sot shtetet e reja bashkëkohore duhet ta racionalizojnë administratën, ta fuqizojnë sundimin e ligjit, ta afirmojnë të drejtën qytetare pra të drejtën e njeriut, e cila po konsistohet të materializohet me të gjitha konventat ndërkombëtare, në mënyrë që arrihet një integrim më i gjerë kulturor mes komuniteteve qofshin ato etnike, fetare, apo edhe racore.
Meqë, Kosova si një ndër vendet apo shtetet më të reja që u ndihmua nga ana e perëndimit të bëhet e pavarur, është e logjikshme dhe krejt normale që fillojë të bashkëjetojë me këto standarde dhe norma etike, juridike, politike e pse jo edhe qytetëruese në mënyrë që të kompensojë hapat e vonesës historike që u shkaktuan me ose pa fajin e sajë…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?