LAJMI I FUNDIT:

Diplomon gjenerata e katërt e Institutit Limak për Shërbime të Aeroportit

Diplomon gjenerata e katërt e Institutit Limak për Shërbime të Aeroportit

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Universitetin e Bogazicit në Stamboll të Turqisë, ka diplomuar gjenerata e katërt e Institutit Limak për Shërbime të Aeroportit. Tridhjetë studentët e kësaj gjenerate përfunduan zyrtarisht trajnimet nga Universiteti Bogazici dhe Instituti ENAC duke arritur që me sukses të certifikohen në shërbime të aeroportit.

“Si investuesi më i madh në Kosovë, ne jemi të gatshëm t’i shërbejmë këtij vendi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është arsyeja e themelimit të Institutit Limak për Shërbime të Aeroportit; sepse ne mendojmë se të rinjtë Kosovarë janë shumë të vlefshëm dhe janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit të tyre nëse u jepet mundësia”, tha me këtë rast Ebru Özdemir, Kryetare e Bordit për Investimeve të Limak.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Haldun Firat Köktürk, Kryeshef Ekzekutiv i Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës. “Ashtu si edhe Kosova, aeroporti ynë tanimë është i mbushur me të rinj. Kjo është ajo çka vizitorët tanë shohin posa të hyjnë në këtë vend, të rinj të edukuar me kapacitete të larta profesionale e që flasin disa gjuhë të huaja dhe janë të aftë të ofrojnë shërbimet më të mira të aeroportit”, tha Köktürk.


Instituti i Limak për Shërbime të Aeroportit është dizajn i suksesit, dhe një rrugë për të treguar se përsosmëria me të vërtetë ekziston. Është themeluar në kuadër të Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës për të ofruar përkrahje për studentët më të mirë të Universitetit të Prishtinës, të krijojë një mundësi për të qenë pjesë e një ndër kompanive më të suksesshme në Kosovë dhe për të inkurajuar të rinjtë duke treguar se suksesi krijohet vetëm prej përpjekjeve edukative dhe përkushtimit. Programiorganizohet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Universitetin Bogazici nga Turqia dhe Institutin ENAC në Francë.

Pas certifikimit, studentëve u ofrohet mundësia e të bërit pjesë e internship programit me pagesë në një numër departamentesh brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ndërsa më të mirëve u ofrohet mundësi punësimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori