Gjatë muajve të dimrit, Kosova do të ballafaqohet me mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike. Përfaqësues të Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), bëjnë të ditur se problemet me furnizim të rregullt me energji elektrike janë si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në Termocentralin “Kosova A”, në muajin qershor të këtij viti.
Zëdhënësi i KEDS-it Guri Shkodra, thotë se pas këtij shpërthimi në Korporatën Energjetike të Kosovës janë zvogëluar kapacitetet prodhuese.
Ai bën të ditur së aktualisht janë duke u prodhuar 400 megavat energji elektrike, importi është 200 deri në 300 megavat energji elektrike. Derisa, konsumi është 700 deri në 800 megavat, por që gjatë ditëve apo muajve të ftoftë konsumi i energjisë elektrike rritet. “Gjatë sezonit të dimrit kërkesa e qytetarëve për energji elektrike ngrihet, në atë rast ngrihet edhe importi, por shumë herë ndodh që nuk ka sasi të mjaftueshme të energjisë për import ose që eksportohet nga operatorët tregtarë me të cilët KEDS ka kontrata”.
“KEDS ka vazhduar të importojë gjithë sasinë e energjisë elektrike të disponueshme në mënyrë që të iu bëjë ballë kërkesave të qytetarëve për energji elektrike, por në raste kur nuk ka sasi të mjaftueshme atëherë jemi të detyruara të bëjmë ndërprerje të shkurtër të energjisë elektrike, derisa situata të zgjidhet”, shprehet Shkodra.
Sidoqoftë, prodhimi i energjisë elektrike nuk do të mund të rritet deri në fund të këtij viti.
Edmond Nulleshi, drejtor për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, ka thënë se tri njësi në termocentralin Kosova A, dhe dy njësi në termocentralin Kosova B, do të jene në dispozicion për punë me kapacitet të plote para fillimit te dimrit.
“Pas aksidentit në termocentralin Kosova A, një njësi (A3) tashmë është aktivizuar dhe është duke prodhuar pa ndonjë problem, ndërsa ne dy njësitë tjera aktive të termocentralit Kosova A ( A4 dhe A5) është duke u bërë riparimi kapital i tyre. Në këtë rast, në këto dy njësi punët janë duke u zhvilluar sipas planit dhe pritet që ato të përfundojnë në muajin dhjetor 2014”, bën të ditur Nulleshi.
Kosova me probleme të energjisë elektrike është ballafaquar qysh nga paslufta.
Ish-ministri i Energjise dhe Minierave, Et’hem Çeku thekson se e vetmja alternativë për të dalë nga kjo situatë e krizës energjetike që është aktualisht vendi është rivitalizimi i blloqeve të termocentralit “Kosova B”. “Tashmë po paralajmërohet se gjatë dimrit furnizim me energji elektrike do të jetë i ashpër, normalisht që do të jetë i ashpër sepse nuk kemi asnjë kapacitetet të ri gjenerues që do të ishte ndihmesë në furnizimin me energji elektrike nuk kemi as energji alternative blloqet e Kosovës A nuk u mirëmbajtën, blloqet e Kosovës B nuk u financuan dhe nuk u mirëmbajtën. Kosova ka hyrë në një situatë të vështirë në asketin e furnizimit me energji elektrike”, thekson Çeku.
Ndryshe, pasiguria në furnizimin të energjisë vazhdon të jetë një nga kufizimet kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.
Ekspertët e energjetikës thonë se pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali “Kosova e re”, dhe energjisë alternative, vështirë se do të mund të shkarkohet vendi nga mungesa e energjisë elektrike. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Rënie e dukshme e konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit