LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Vendimi pozitiv i BE-së do të jetë mesazh edhe për rajonin

Dimitrov: Vendimi pozitiv i BE-së do të jetë mesazh edhe për rajonin

“Porosia të cilën javën e ardhshme BE-ja do ta dërgojë deri te Maqedonia e Veriut është porosi edhe për rajonin. Nëse e gjithë ajo të cilën e bëri vendi nga zgjidhja e çështjeve me fqinjët, reformat dhe ndryshimin e plotfuqishëm pozitiv në shoqëri, nuk njihet dhe shpërblehet me vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Unionin, Evropa do të dërgojë porosi se nuk është partner serioz”, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Duke folur në panel debatin “Marrëveshja e Prespës -mësimet e dala gjatë negociatave diplomatike dhe perspektiva ndërkombëtare” që u mbajt në MPJ, ai përkujtoi se vendi 14 vite është kandidat për anëtarësim në BE dhe ka dhjetë rekomandime pozitive se është i gatshëm për fillimin e negociatave dhe për hyrje në fazën e ardhshme.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave më 15 tetor, ndërsa i Këshillit të Evropës më 17-18 tetor është randevuja jonë me historinë. Do të jetë shumë vështirë të ju themi qytetarëve – “ne nuk patëm sukses këtë herë, do të kemi në herën e 11-të”, theksoi Dimitrovi.


Treguam, tha ai, guxim dhe frymë evropiane në zgjidhjen e çështjeve vendore, punojmë në agjendën evropiane, bëmë hapa të mëdhenj përpara në vitet e kaluara në sferën e lirisë së medieve, pavarësisë në gjyqësor, administratë publike…

“Kjo është shoqëri shumë më e ndryshme nga ajo të cilën e trashëguam në qershor të vitit 2017 dhe nëse ky trend nuk shpërblehet dhe inkurajohet nga BE-ja, nëse nuk pranohet dhe njihet me vendim pozitiv për fillimin e negociatave, kjo do të dërgojë porosi se Evropa nuk është serioze kur sjell përfundime”, tha ministri Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori