Dimitrov: Nuk varet gjithçka nga ne për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se situata me negociatat me Greqinë po ndryshon çdo ditë dhe nga kjo varet optimizmi për zgjidhje eventuale. Maqedonia, theksoi ai, bën gjithçka që të vihet deri në kompromis dinjitoz i cili ashtu do të përjetohet nga të dyja palët. Nuk frikësohemi, thekson, t’i shikojmë problemet në sy, por nuk varet gjithçka nga ne. “Nuk është gjithçka në duart tona. Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje që do t’i mbulojë brengat e të dyja palëve në kuptim të dallimit midis shtetit të Maqedonisë dhe rajonit Maqedonia në Greqi, por dinstiksion që do të jetë dinjitoz dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e identitetit të të dyja palëve. Dy shtete evropiane në shekullin 21 të cilët ndajnë rajon gjeografik Maqedonia duhet të gjejnë mënyrë se si të ndajnë edhe trashëgimi të tilla kulturore, madje edhe atëherë kur nën termin nënkuptojnë gjëra të ndryshme ose vendosin theks të veçantë”, tha Dimitrov duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp me kolegun e tij polak Jacek Czaputowicz.
Nëse gjykohet sipas asaj që e bëmë me marrëveshjen me Bullgarinë, shtoi Dimitrov, mund të shihet se shoqëria e Maqedonisë nuk frikësohet që të mbyllë çështje të rënda dhe t’i shikojë drejtpërdrejt në sy problemet. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, unë si ministër i Punëve të Jashtme e kam për detyrë të jem optimist madje edhe atëherë kur duam më shumë argumente nga ato që sot janë, megjithatë situata dhe ndjenja tek unë fillimisht si qytetar, e pastaj si përgjegjës, gjegjësisht midis përgjegjësve për këtë çështje ndryshon praktikisht në mënyrë ditore”, theksoi Dimitrov. Kolegu i tij polak Czaputowicz shpreson se bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, do të përfundojnë me sukses.
“Po vërejmë gjeste të mëdha nga ana e Maqedonisë, për shembull si ndryshimi i emrit të aeroportit, si dhe gatishmëri për diskutim për çështjen e lidhur me emrin e vendit. Nga ana tjetër vërejmë edhe pritje të anës së Maqedonisë që t’u kushtohet vëmendje disa çështjeve të caktuara të cilat lidhen me identitetin. Do të shohim se si do të zhvillohen këto bisedime, por, dua të them se disa pritje të palës së Maqedonisë janë të lidhura me ruajtjen e identitetit shtetëror, ndërsa kjo është tejet e rëndësishme dhe duhet të merret parasysh”, tha Czaputowicz.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë nuk saktësoi se kur do të vijë në Maqedoni kolegu i tij grek Nikos Koxias i cili duhet ta sjellë projekt-marrëveshjen greke për zgjidhje të kontestit. “Në vijim është harmonizimi midis Ministrisë tonë, asaj të Greqisë dhe Zyrës së ndërmjetësuesit Metju Nimic, në kontekst të disa datave dhe hapave të ardhshëm. Sapo të mbyllet kjo, unë pres që të jetë nga fundi i javës, i sinkronizuar, njëkohësisht do të njoftohet opinioni edhe tek ne edhe tek ata saktë për atë se kur do të pasojë ajo vizitë, cili do të jetë hap i ardhshëm…”, tha Dimitrov. Shtoi se edhe pse opinioni ka nevojë që të njoftohet me rrjedhën e negociatave, nuk është mirë që publikisht të plasohen të gjithë informatat.
“Mendoj se sa jemi më eksplicit në opinion, aq më vështirë do të gjejmë gjuhë të përbashkët në tryezën ku do të bisedojmë. Edhe unë vazhdimisht i dërgoj këto apele jo vetëm tek ne, por edhe ndaj palës tjetër se koncentrimi kryesor dhe energjia megjithatë duhet të investohet në këtë proces për shkak se nëse përsërisim pozicione publikisht ato bëhen linja të kuqe, ndërsa me linja të kuqe nuk shkohet në takim me palën tjetër”, tha Dimitrov. Çështja për emrin do të jetë një nga temat kryesore të takimit me ndihmës-sekretarin shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel, i cili nesër vjen në Maqedoni, deklaroi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov. “Mendoj se gjithsesi se takimi do të nisë me këtë çështje. Ky do të jetë rast i bukur që ta njoftojmë me dinamikën në procesin për tejkalim të dallimit rreth emrit”, tha Dimitrov./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë