LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov në Senatin Amerikan: Roli i SHBA-ve është kyç për Maqedoninë

Dimitrov në Senatin Amerikan: Roli i SHBA-ve është kyç për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në SHBA realizoi takime në Senatin amerikan si edhe me më shumë ekspertë, profesorë dhe hulumtues të sektorit joqeveritar në Uashington.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takimet me kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e SHBA-së, senatorin Bob Corker dhe me kryesuesin e Nënkomitetit për bashkëpunim evropian dhe rajonal të sigurisë të Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Senat, senatori Ron Jonhson, u riafirmua rëndësia e partneritetit midis Maqedonisë dhe SHBA-së dhe rëndësia e mbështetjes së mëtejme të SHBA-së në të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.

“Ministri Dimitrov shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme të senatorëve amerikanë dhe e theksoi pritshmërinë për rolin e mëtejmë kyç të SHBA-së, ndërsa veçanërisht të Senatit amerikan, drejt anëtarësimit të pritur të Maqedonisë në NATO. Senatorët e përshëndetën guximin dhe vendosmërinë e Maqedonisë në zgjidhjen e kontestit rreth emrit dhe theksuan se Washingtoni me kënaqësi e priti Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë. Theksuan se Maqedonia është pika më e ndritshme në Ballkan, e cila e ka mbështetjen e plotë dypartiake në rrugën drejt NATO-s në Senat dhe SHBA-ja do të vazhdojë edhe më tej me tempon e njëjtë të punojë në plotësimin e së ardhmes euro-atlantike të shtetit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Në takimet e veçanta me përfaqësuesit e Fondacionit “Heritage”, Shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në kuadër të universitetit “John Hopkins” dhe të Fondit gjerman Marshall të SHBA-së, u bisedua për aktualitetet në procesin e anëtarësimit të së Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe arritjet kyçe në planin e jashtëm politik, me theks të veçantë në Marrëveshjen me Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori