LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit

Dimitrov: Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Talin në takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE porositi se Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Në takim, shefi i diplomacisë së Maqedonisë nënvizoi se Republika e Maqedonisë dhe vendet e rajonit i ndajnë sfidat e njëjta të përbashkëta me BE-në lidhur me radikalizimin, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Integrimi i rajonit tonë në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e Evropës. Ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe terrorizmi nuk njohin kufij. Prandaj, përgjigja jonë e përbashkët duhet të jetë e koordinuar tërësisht”, theksoi Dimitrov. Kjo, siç kumtoi MPJ, është përshëndetur prej pjesëmarrësve të tjerë në takim.


Diskutimet në takim janë fokusuar në parandalimin dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe të sfidave të përbashkëta të sigurisë për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.

Ministri Dimitrov merr pjesë në takimin në Talin me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Në margjinat e takimit ministri Dimitrov ka realizuar takim dypalësh me eurokomisarin për zgjerim, Johannes Hahn, në të cilin e ka njoftuar për arritjet e deritanishme në 100 ditët e para të Qeverisë. Eurokomisari, siç informon MJP, e ka përshëndetur progresin dhe i ka dhënë mbështetje procesit, si dhe hapave evropiane dhe fqinjësisë së mirë të politikës së re të jashtme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori