LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Ballkani është në periferi të vëmendjes politike

Dimitrov: Ballkani është në periferi të vëmendjes politike

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, mori pjesë në Forumin Global në Varshavë të Polonisë ku pati fjalim rasti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Ballkani nuk është në periferi të Evropës, shikuar në aspekt gjeografik, por është në periferi të vëmendjes politike, duke shtuar se gjeopolitika po kthehet në Ballkan dhe se vakumi nuk lejohet, por duhet përfshirje dhe angazhim.

Dimitrov ka përmendur edhe aspekte tjera të krizës politike në vend, duke shtuar se me këtë rast kemi mësuar t’i kuptojmë më seriozisht reformat dhe funksionimin e institucioneve./Telegrafi/