LAJMI I FUNDIT:

Dikush guxoi, Halil Budakovës i vidhen mbi tremijë euro

Dikush guxoi, Halil Budakovës i vidhen mbi tremijë euro

“Halilit asnjëherë s’kanë guxu me ja vjedh këpucët në xhami për Bajram”, është një nga “faktet” e shumta për fuqinë e aktorit Halil Budakova në një faqe të fansave të tij në rrjetin social “Facebook”.

Mirëpo dikush i ka shpërfillur “këto fakte”, ose nuk e ka ditur që është vetura e tij, kur ka vendosur t’ia thyejë atë. Mbi dy mijë euro para të thata dhe rreth një mijë euro vlerë telefona e gjësende të tjera i janë vjedhur aktorit nga vetura rreth tre muaj më parë. Automjetin me të cilin kishte shkuar për vizitë e kishte parkuar rreth njëzet metra nga hyrja e Burgut të Dubravës, në një parking joformal.

Budakova është një nga viktimat e vjedhjeve që po ndodhin në afërsi të Burgut të Dubravës. Persona deri tash të pazbuluar janë duke ua thyer veturat vizitorëve të të burgosurve e të paraburgosurve. Deri tash askush nuk është arrestuar.


Viktimat dhe policia dyshojnë se vjedhjet janë duke i kryer personeli i burgut. Këtë e mbështesin në faktin se aty nuk ka shtëpi banimi as banorë pos një kioske dhe gardianëve, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore. /Koha.net/

Në trend Magazina

Më shumë
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori