LAJMI I FUNDIT:

Dikush festoi, dikush tjetër nuk i mbante lotët – reagimet e deputetëve kur Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen për Brexit

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë.

Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së Tërheqjes, me 621 vota për, të mërkurën në mbrëmje.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne” – një këngë tradicionale.


Megjithatë, disa të tjerë, jo të paktë në numër thuhet të jenë parë qarë dhe përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët festuan duke ngritur gota me shampanjë që “festonin pavarësinë e re të Britanisë”.

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage, përshëndeti lajmin duke tundur flamujt e Bashkimit me aleatët e tij ndërsa deklaroi se Britania “nuk do të kthehet kurrë më”.

Gjithsesi, disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë në BE.

Ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë” drejt një partneriteti të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të dyja, tha ajo, duhet të “bashkojnë forcat” në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, dhe të kërkojnë një partneritet të ngushtë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar të premten. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Kalo në kategori