LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, proces i stërzgjatur dhe pa rezultate

Dialogu Kosovë-Serbi, proces i stërzgjatur dhe pa rezultate

Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka prodhuar rezultate edhe gati një dekadë pas lansimit, proces ky i vështirë dhe i tejzgjatur. Gjysma e të anketuarve besojnë se dialogu po dështon për të arritur qëllimin gjithëpërfshirës – normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes të Kosovës.

Kështu vlerësohet në edicionin special të Barometrit Kosovar të Sigurisë nxjerrë në dritë trendët e perceptimeve të qytetarëve ndaj politikës së jashtme të Kosovës, partnerëve strategjik në nivel rajonal e ndërkombëtar dhe dialogun me Serbinë.

“Rezultatet e këtij edicioni tregojnë se gati një dekade pas lansimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë – një proces i vështirë, tejzgjatur e që ka nxitur shumë debate – nuk ka prodhuar rezultate. Trendët tregojnë se gjysma e të anketuarve – rreth 60 për qind mesatarisht – besojnë se dialogu po dështon për të arritur qëllimin gjithëpërfshirës – normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes të Kosovës. Ky skepticizëm ndaj dialogut i ka rrënjët në dështimin për të parë një politikë të Serbisë më të butë ndaj Kosovës, kryesisht në lidhje me pozicionimin e Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, mungesa e vullnetit politik për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel”, thuhet ndër të tjera në raportin e Qendrës kosovare për studime të sigurisë.


Kur janë pyetur së kush po përfiton më shumë nga dialogu, rreth 60 për qind të respodentëve ndajnë mendimin se Serbia po përfiton më shumë se Kosova, kur vetëm 15 për qind besojnë se dialogu po i sjellë përfitime Kosovës.

“Përparimi që Serbia po bën në rrugën e anëtarësimit në BE, ndërsa në të njëjtën kohë Kosova ka shënuar stagnim, si dhe numri i madh i përfitimeve që Serbia ka nxjerrë vazhdimisht nga ky proces janë listuar si faktorë prapa këtij qëndrimi. Sipas tyre, Kosova po bëhet  ‘trampolinë’ e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE kështu duke fituar terren në raport me BE-në.  Mungesa e transparencës, dhe vendimmarrja pas ‘dyerve të mbyllura’, kanë krijuar hapësirë për keqinterpretim, keqpërdorim të përmbajtjes së marrëveshjeve nga ana e elitave politike në të dy vendet, si dhe ka penguar në shumë aspekte të zbatimit të këtyre marrëveshjeve, si pasojë qytetarët kanë shprehur paqartësi në raport qëllimin apo rezultatin e këtij procesi”, thuhet në Barometrin e Sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori