LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra persona po konsiderohen të zhdukur pas përmbysjes së varkës në brigjet e Florida-s

Dhjetëra persona po konsiderohen të zhdukur pas përmbysjes së varkës në brigjet e Florida-s

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së po kërkojnë 39 persona të cilët dyshohet se janë të zhdukur pasi anija e tyre u përmbys të shtunën mbrëma në brigjet e Floridës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët u alarmuan të martën në mëngjes pasi peshkatarët vunë re një burrë të ngjitur pas trupit të një varke 72 kilometra nga qyteti i Fort Pierce.

I mbijetuari tha se grupi ishte nisur nga Bimini, Bahamas, të shtunën mbrëma dhe pati një mot të keq.


Zyrtarët amerikanë thonë se varka mund të ketë qenë pjesë e një “përpjekjeje kontrabande me njerëz”.

Sipas të mbijetuarit, i cili nuk është identifikuar, asnjë nga pasagjerët nuk kishte veshur jelek shpëtimi.

Kërkimet po drejtoheshin nga Roja Bregdetare e Miamit duke përdorur anije dhe avionë, tha agjencia në Twitter.

Deri të martën pasdite, nuk u gjetën të mbijetuar të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Kalo në kategori