Dhjetë herë më shumë mikroplastikë u gjetën në jashtëqitjen e fëmijëve të vegjël sesa te të rriturit

Studiuesit nga Universiteti Mjekësor në Nju Jork gjetën një lloj mikroplastike në një sasi shumë më të madhe në jashtëqitjen e fëmijëve të vegjël sesa te të rriturit
Bëhet fjalë për polietilenin tereftalat, i njohur si PET. Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur ekspozimin e shtuar ndaj mikroplastikës me vdekjen e qelizave, fryrjen dhe çrregullimet metabolike.
Drejtuesi i hulumtimit, profesori Kanan dhe kolegët e tij, shqyrtuan pasojat që mikroplastika mund të ketë në shëndet.
Ata veçanërisht vëzhguan PET -in e përmendur tashmë me PC (polikarbonat). Duke vëzhguar mostrat, ata arritën në përfundimin se lloji i PC përfaqësohet njësoj te të rriturit dhe fëmijët e vegjël, në kontrast me llojin PET.
Studiuesit thonë se kërkimi është ende në fazën fillestare dhe se nevojitet më shumë kohë, si dhe më shumë mostra, në mënyrë që të analizohet ky fenomen në mënyrë më të detajuar.
Ku gjenden mikroplastikat?
Grimcat mikroplastike mund të jenë më pak se pesë milimetra, dhe gjenden në thellësitë e mëdha të oqeanit, në pluhur, ushqim dhe madje edhe në ujë në shishe. Fillimisht, këto grimca u konsideruan të padëmshme për trupin tonë, por tani e dimë që nuk është kështu.
Si janë fëmijët kaq të ekspozuar ndaj mikroplastikës?
“Mikroplastikat e tipit PET u gjetën dhjetë herë më shumë në jashtëqitjen e foshnjave të vogla sesa në jashtëqitjen e të rriturve. Kjo mund të lidhet me përdorimin e produkteve plastike nga fëmijët, të tilla si shishe ushqyese, shishe ose gota për të pirë, takëm – lugë dhe pirunë plastikë, enë, lodra ose biberon.
Fëmijët gjithashtu vënë objekte të ndryshme në gojën e tyre, veçanërisht në fazën e kërkimit të mjedisit, gjë që e përshpejton më tej këtë fenomen. Është gjithashtu problem që ushqimi për fëmijë, si formula e qumështit dhe qullë të ndryshëm, të paketohen në paketime plastike”, shpjegon Samuel Kanan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës