LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gjërat që mund të mos i keni ditur rreth Rita Orës, sipas “Planet Radio”

Dhjetë gjërat që mund të mos i keni ditur rreth Rita Orës, sipas “Planet Radio”
Rita Ora (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është tashmë një prej emrave më të njohura në Britaninë e Madhe.

Ajo përmbylli një turne shumë të suksesshëm disa mujor, të quajtur “Phoenix”, ashtu si albumi i saj i fundit, që e solli në nëntor të vitit të kaluar.

Rita ndërkohë merr pjesë në shfaqjet më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pushton të gjitha mediat britanike kur bëhet fjalë për më të rejat e saj.


Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

“Planet Radio”, që njihet si një prej radiove më të famshme në Britani, ka listuar së fundmi 10 gjërat të cilat fansat mund të mos i kenë ditur rreth Rita Orës.

Në të parin kuriozitet ata renditin faktin se ajo vjen nga Kosova, dhe është lindur në Prishtinë – vend ky me të cilin ajo është krenuar gjithmonë.

Këto janë 10 gjërat që mund të mos i keni ditur për Rita Orës, sipas “Planet Radio”:

1) Rita Ora është lindur në Kosovë

Rita ka lindur në shtetin e Evropës Juglindore, në Kosovë, por ajo u transferua në Londër me familjen e saj kur ishte vetëm një-vjeçare.

Rita Ora duke performuar në Prishtinë më 17 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

2) Rita Ora është gjithashtu aktore

Si dhe duke qenë një këngëtare e mahnitshme, Rita ka luajtur në një numër filmash, së fundmi në trilogjinë “Fifty Shades of Grey”. Rita luajti rolin e motrës më të vogël të personazhit Christian Grey, Mia. Pavarësisht se kishte vetëm një pjesë të vogël në dy filmat e parë, Ritës iu dha shumë më tepër hapësirë në filmin e vitit 2018, “Fifty Shades Freed”.

3) Rita Ora dikur kishte konkurruar për ta përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision

Mbretëria e Bashkuar mund të ketë një paraqitje jo shumë të mirë në Eurovision viteve të fundit, por Rita në të vërtetë u audicionua për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2009. Pavarësisht se ishte vetëm 19 vjeçe në atë kohë, Rita performoi një interpretim të Oleta Adam’s, këngë “Get Here” dhe mori urimet më të përzemërta nga paneli i jurisë. Sidoqoftë, ajo më vonë u tërhoq nga ky konkurs.

4) Një nga miqtë e mirë të Rita Ora është një yll i grupit të famshëm “Towie”

Një nga miqtë më të mirë të Ritës është ylli “The Only Way Is Essex”, Vaz J Morgan. Dyshja shpesh janë parë në ngjarje të përbashkëta së bashku.

5) Mbiemri i saj i vërtetë nuk është Ora

Pavarësisht se njihet globalisht si Rita Ora, mbiemri i vërtetë i këngëtares është në të vërtetë Rita Sahatçiu. Babai i Ritë zbuloi se e konvertoi mbiemrin në ‘Ora’ për shkak se Sahatçiu ishte i vështirë për tu shqiptuar nga të huajt.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

6) Vlera neto e fitimeve vjetore të Rita Orës është rreth 15 milionë funte

Për shkak të punës së saj të mrekullueshme të hitit, marrëveshjeve promovuese dhe paraqitjeve në filma, Rita ka grumbulluar një shumë parash mbresëlënëse në një moshë kaq të re.

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

7) Rita Ora së pari filloi të këndonte në lokalin e babait të saj

Ajo mund të performojë në disa koncerte masive tani, por përsëri dita kur Rita filloi karrierën e saj të këndimit ishte në pijetoren e babait të saj. Ajo performoi këngë ‘cover’ në lokal dhe më pas vazhdoi të performojë në evente dhe koncerte më të mëdha.

8) Hiti i parë i madh i Rita Orës ishte “Hot Right Know” me DJ Fresh

Rita filloi të bëhej e famshme në industrinë e muzikës në vitin 2012 kur ajo publikoi hitin e saj “Hot Right Know” me DJ Fresh. Ky bashkëpunim ishte një hit masiv në Mbretërinë e Bashkuar, duke arritur të renditet në vendin e parë në top listat britanike.

9) Rita Ora ka linjën e saj të veshjeve me Adidas

Rita u bashkua markës së veshjeve sportive Adidas në vitin 2014, duke bërë disa veshje sportive. Këngëtarja shpesh vesh disa nga modelet e saj gjatë shfaqjeve të saj në skenë.

10) Rita Ora ishte gjyqtare në spektaklin e talenteve “X Factor”

Pas largimit nga “The Voice UK”, Rita u bë gjyqtare në shfaqjen e talenteve “X Factor” në Britani. Ajo u ul në panel së bashku me Cheryl Tweedy, Nick Grimshaw dhe Simon Cowell dhe performoi me fituesen Louisa Johnson në finale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Magazina
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori