LAJMI I FUNDIT:

Detektori zbulon tradhtinë dhe menjëherë dërgon SMS

Detektori zbulon tradhtinë dhe menjëherë dërgon SMS

Britanikët Edward dhe Lucinda Hale shpikën qaforen revolucionare e cila zbulon tradhtinë- shkruan Daily Mail.

Qaforja është e pajisur me një mikroçip, i cili detekton kur gruaja është e eksituar seksualisht dhe automatikisht dërgon një SMS te partneri i tradhtuar. Mikroçipi regjistron pulsin e shpejtuar dhe ndryshimin e lagështisë në sipërfaqen e lëkurës.

Shumica mund të mendojnë se gruaja mund ta heqë lehtë qaforen por shpikësit kanë menduar edhe për këtë. Gruaja duhet ta presë një SMS konfirmimi nga partneri për ta ç’aktivizuar qaforen.

“Para disa vitesh për pak sa nuk i patëm dhënë fund lidhjes. Lucinda më tradhtonte me burra tjerë. Më tha se ndihej keq dhe shtoi se dëshiron të ketë diçka që do ta parandalonte për ta bërë nj gjë të tillë”, tha Edward.


Në vend se t’i jepte fund lidhjes filloi të mendojë për një shpikje e cila mund t’i ndihmonte. Ata të dy shpikën qaforen e cila shitet nëpërmjet faqes së internetit të Edwardit GorgeousGarters.com. Biznesi po ecën mbarë. Çmimi sillet prej 80 deri në 100 euro. /Telegrafi/