LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth Super Kupës evropiane që do të luhet në Shkup

Detaje rreth Super Kupës evropiane që do të luhet në Shkup

Federata e futbollit Evropian UEFA dje edhe zyrtarish ka hapur aplikimin për blerje të biletave për ndeshjen e Super Kupës së Evropës. TV Shenja bën të ditur se me këtë rast, Federata e futbollit të Maqedonisë në një takim me gazetarë zbuloi detaje lidhur me organizimin e ndeshjes së Super Kupës së Evropës që më 8 gusht do të zhvillohet në Shkup, në të cilën do të përballen Real Madrid dhe Manchester United, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç sekretarit të përgjithshëm të FFM-së, Filip Popovski, para mediave u shfaqën edhe dy ish-futbollistë të mëdhenj të futbollit botëror, Emilio Butragueño, drejtor në skuadrën e Real Madridit, si dhe Luis Saha që përfaqësonte Manchester United.

“Ju faleminderoj për mikrpitjen tuaj, arritëm në Shkup mbrëmë dhe më ndjehemi sikur në shtëpi. Dua të them që jemi të entuziazmuar për këtë mundësi që të jemi këtu për të folur për futbollin këtu në Maqedoni. Mendoj se flasim për një ndeshje të madhe, në të cilën do të pëbrallen dy gjigantë të futbollit botëror. Do të jetë vështirë për ne, pasi që Manchester United është shumë skuadër e fortë dhe dëgjojmë de do të përforcojnë ende ekipin gjatë verës. Gjithsesi duke llogaritur se kemi fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, mendoj se do të jemi në gjendje të fitojmë edhe këtë trofe”, deklaroi Butragueño.


“Edhe unë do të doja të ndaj me ju emocionin dhe dëshirën që Mançester Junajted e ka në këtë sezon. Sigurisht që fitimi eventual i Super Kupës do të ndihmojë në sezonin e ri. Në ndeshjen kundër Real Madrid-it në këtë fazë sigurisht do të donim të fitonim dhe këtë e dëshiron edhe trajneri Jose Mourigno. Do të jetë nder të luajmë kundër tyre”, tha Saha.

Nga FFM dhanë informata tjera për mënyrën e shitjes së biletave. Nga kapaciteti i plotë i stadiumit prej 33 460 vendeve, në shitje të lirë do të jenë gjithsej 23 000 bileta, ndërsa klubet pjesëmarrëse Real Madrid dhe Manchester United do të kenë në dispozicion 7% nga kapaciteti i stadiumit. Nëse ndodh të ketë më shumë se 23 000 aplikime, që realisht pritet të ndodhë, UEFA do të organizojë lotari përmes së cilës do të tërhiqen fituesit e të drejtës për të blerë biletë. Çdo person ka të drejtën e blerjes së maksimum 4 biletave, ndërsa do të ketë kontrolle të repta për keqpërdorim të biletave pasi në hyrje të stadiumit përveç biletës me mbiemrin e blerësit do të kërkohen edhe dokumente identifikimi.

25 % e kapacitetit të stadiumit do të ndahen për Federatat lokale, shtëpitë televizive, sponsorët medial dhe sponsorë të ndryshëm të UEFA-së dhe vetë ngjarjes. Bileta më e shtrejntë do të kushtojë 50 euro, ndërsa më e lira 15 euro. Aplikimi ka nisur prej sot, ndërsa do të zgjasë deri më 4 korrik. Super Kupa e UEFA-së ndërmjet Real Madrid-it dhe Manchester United-it do të luhet më 8 gusht në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori