LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth ardhjes së Rita Orës në Prishtinë

Detaje rreth ardhjes së Rita Orës në Prishtinë
MEGA

Për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare nesër do i bashkohet edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora nesër do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, kurse në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

https://www.instagram.com/p/BfOy6igndql/?hl=en&taken-by=ritaora


Këngëtarja  vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.

https://www.instagram.com/p/BfL9qIRHegs/?hl=en&taken-by=ritaora

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë festë jubilare dhe bashkërisht t’i gëzohemi të arriturave të deritashme të shtetit tonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori