LAJMI I FUNDIT:

‘Design and design’ shpërblen posterin e ‘Dam Fest 9’

‘Design and design’ shpërblen posterin e ‘Dam Fest 9’

Platforma e njohur e dizajnit grafik dhe dizajnit të paketimit të produkteve, ‘Design and design’, ka përzgjedhur dizajnin e posterit të Dam Fest-it, si më të mirin e ditës.

Kështu posteri i Festivalit DAM do të publikohet në librin e ‘Design and design – Book of the year’ që është përmbledhje e dizajneve më të mira të krijuara gjatë vitit në 160 vende të botës.

Posteri i ‘DAM Fest-it’ është krijuar nga studioja grafike ‘Ishulli’ në Prishtinë.


E themeluar në vitin 2008 nga dizajneri italian –francez Marc Parquin, ‘Design and Design’ është platformë jo fitimprurëse, e cila ka për qëllim promovimin e dizajnerëve më të mirë të botës.

‘Design and design’ është pikë referente në botën e dizajnit dhe çdo vit dizajnet më të mira i përmbledh në librin ‘Design and design – Book of the Year’.