LAJMI I FUNDIT:

“Dështimi i turpshëm i Rusisë” – si arriti njësia sekrete ukrainase të fundoste luftanijen ruse në Krime, operacioni më i suksesshëm deri më tani i inteligjencës

“Dështimi i turpshëm i Rusisë” – si arriti njësia sekrete ukrainase të fundoste luftanijen ruse në Krime, operacioni më i suksesshëm deri më tani i inteligjencës

U deshën vetëm gjashtë dronë për të fundosur një anije ruse me rezerva raketore, operacioni i javës së kaluar që po konsiderohet më i suksesshmi deri më tani i kryer nga inteligjenca ukrainase.

Luftanija ruse “Ivanovets” u fundos pas goditjeve nga dronët ukrainas afër Gadishullit të Krimesë të uzurpuar nga rusët, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Njëri prej monitoruesve të këtyre dronëve në njësinë sekrete ukrainase, tha se për CNN se gjatë këtij sulmi u përdorën 10 dronë të tipit “Magura”, gjashtë prej të cilave arritën përfundimisht ta fundosin luftanijen ruse – dështimi i turpshëm i fundit për flotën ruse të Detit të Zi.


Dronët “Magura” janë vetëm disa metra të gjatë dhe operohen nga ‘motorët me ujë’ (jet skis), thotë piloti, i cili nuk guxoi ta bënte të ditur identitetin.

Këta dronë kanë një distancë operuese prej rreth 800 kilometrave, dhe aftësia e tyre bën që të shkrepën nga brigjet e mëdha të Ukrainës për misionet e ukrainasve në caqet e Krimesë.

Piloti, i identifikuar vetëm me nofkën “13” është anëtar i një njësie speciale në agjencinë e inteligjencës të mbrojtjes të Ukrainës (GUR), e cila ka kryer një numër sulmesh në Krime dhe në vetë Rusinë, shpesh duke përdorur dronë që kanë gamë më të gjerë se armët konvencionale të arsenalit të Ukrainës.

Pamjet e fundosjes së luftanijes ruse patën bërë xhiron me të madhe në rrjetet sociale.

Çfarë mund të bëjnë këta dronë?

Ndikimi i këtyre dronëve është mbresëlënës, por është një punë delikate, thotë monitoruesi ukrainas.

“Gjëja kryesore është të ndjesh dronin”, tha ai për CNN. “Nëse e shtrëngoni pak, mund të humbni kontrollin e dronit. Unë do të thosha se është si punë argjendarie”.

Të operuar nga larg nëpërmjet shërbimit Starlink, dronët mund të programohen paraprakisht edhe për udhëtimet e gjata nëpër Detin e Zi.

Droni mund të mbajë një ngarkesë prej 250 kilogram, por kjo ngarkesë mund të rritet deri në 300 kilogram, sipas operuesit ukrainas.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori