Policia e Durrësit shkatërron një grup kriminal vrasësish me pagesë, pas rrëfimit të dy vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj, që i shpëtuan pengmarrjes në autostradën Durrës-Tiranë dy ditë më parë.
Për tentativën për të marrë peng vëllezërit, është shpallur në kërkim, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, i cili më 1 nëntor 2019 i mbijetoi atentatit të mirë-organizuar te mbikalimi i Shkozetit, teksa udhëtonte në makinë me ish prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që mbeti gjithashtu i plagosur dhe u vra shoferi Andi Maloku.
Prokuroria ka dyshime se vëllezërit Beqiraj po përgatisnin planin për ekzekutimin e Rrumit dhe për këtë vëzhgonin atë dhe të besuarit e tij.
Në kërkim për pengmarrjen, është shpallur edhe Agron Bejdolli i besuar i Rrumit, si dhe 3 persona të tjerë.
Fillimisht vëllezërit refuzuan të flisnin, por më pas pranuan se kishin pranuar disa porosi me vrasje.
Gentian dhe Indrit Beqiraj kanë pranuar se në periudha të ndryshime janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suci dhe Ilirjan Feci të cilët për llogari të Kasandër Nogës të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut dhe nipit të tij, me të cilët është prej më shumë se dy dekadash ne përplasje të përgjakshme.
“Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6,000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit”, njofton Policia.
Vëllezërit kanë shpjeguar se nuk e kryen ata krimin, por Kevin Zeneli. Ky i fundit me 4 janar 2022 ekzekutoi Erjon Adriatik Celën dhe plagosi 4 persona të tjerë në atë që njihet si masakra e Don Boskos. Në fakt, nuk mundi të vrasë Geron Hasanbelli, pasi ngatërroi shënjestrës
“Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë”, ka deklaruar drejtori i policisë.
Gentian e Indrit Beqiraj kanë pranuar se kanë marrë porosi nga Kevin Zeneli, lidhje e Kasandër Nogës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, që më porosi të këtij të fundit duhet të ekzekutonin Arben Mërkurin i njohur me nofkën Maneci, një personazh me shumë dritëhije që u ekzekutua në Sukth pranverën e 2022.
“Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje”, njoftoi policia.
Në vrasjen e Manecit, rezulton se Kasandër Noga nuk ka interesa direkte, por edhe ai ka qenë ndërmjetës.
Në mesin e 14 të arrestuarve në kuadër të operacionit porositësi është edhe një polic burgjesh që dyshohet se kontaktoi vëllezërit për të kryer vrasjen e dy personave qe e kishin rrahur, si dhe një ushtarak që dyshohet se siguronte armët. /BalkanWeb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës